Ja kush ishte fotografi që bëri botën të qajë. Vajza ngriti duart lart, kujtoi se do qëllohej me armë

Publikuar tek: bota, më 15:35 31-03-2015 Ja kush ishte fotografi që bëri botën të qajë. Vajza ngriti duart lart, kujtoi se do qëllohej me armë

Fotoja e një vajze të vogël ka bërë të qajnë mijëra njerëz. Po kush fshiheshe pas kësaj fotoje? Në foto shihet një vajzë e vogël 4 vjeçare me sy të trishtuar dhe duart të ngritura lart si të kishte përballë një armë gati në të shtënë, por në të vertetë përballë saj ka qenë aparati i një fotografi.

Fotografi turk Osman Sagirli tregon që ajo ishte e tmerruar pasi mendoi se kishte armë në dorë. Ka qenë BBC Neës që ka rënë në gjurmët e fotografit për të gjetur origjinën e fotos, pasi u supozua në rrjetet sociale që mund të ishte fallco. Pas dyshimeve që në foto mund të ishte djalë, Sagirli konfirmoi që bëhej fjalë për një vajzë 4-vjeçare dhe fotoja është shkrepur në kampin e refugjatëve Atmeh në Siri në dhjetor të vitit të kaluar.

Ajo ka udhëtuar 10 km nga kufiri turk drejt këtij kampi bashkë me nënën dhe vëllain e motrën. “Iu afrova dhe e kuptova se ishte e tmerruar pasi menjëherë ngriti duart lart dhe kafshoi buzët”, shprehet fotografi për çastin e shkrepjes së fotos. Imazhi u botua për herë të parë në gazetën Turkiye në janar, ku Sağırlı ka punuar për 25 vjet, duke mbuluar luftën dhe fatkeqësitë natyrore jashtë vendit dhe gjatë javës së kaluar u bë gjerësisht e njohur në audiencën virale dhe perëndimore. Fotoja është hedhur në rrejtet sociale nga Nadia Ebu Shaban, një fotogazetare në Gaza, e cila më pas u shpreh për foton, “Po qaj. Është foto e trishtueshme. Humanizmi ka dështuar”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028953075408936
array(1) { ["section"]=> string(104) "ja-kush-ishte-fotografi-qe-beri-boten-te-qaje-vajza-ngriti-duart-lart-kujtoi-se-do-qellohej-me-arme-7459" }