Ja kush janë 10 kandidatët për çmimin Kadare

Publikuar tek: kulture-art, më 08:07 29-04-2019 Ja kush janë 10 kandidatët për çmimin Kadare

Juria e edicionit të pestë të çmimit Kadare, ka përzgjedhur 10 autorët që do të vazhdojnë garën për çmimin e madh të letërsisë. 

Juria është mbledhur të shtunën në orën 10.00 në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës për të vijuar më shumë se 4 orë diskutime, të cilat konkluduan me 10 finalistët. Ka qenë një mbledhje e gjatë, ku u shqyrtuan me seriozitet më shumë se 50 dorëshkrime të cilat u dorëzuan këtë vit pranë këtij çmimi.10 autorët e përzgjedhur kishin dakortësinë e jurisë, bazuar në vlerat që mbarte secili dorëshkrim.

Autorët që vazhdojnë garën për çmimin e madh janë :Faslli Haliti, Ylljet Aliçka, Roland Gjoza, Fate Velaj, Gaverina Muzhaqi, Imer Topanica, Loer Kume, Mimoza Hysa, Majlinda Rama dhe Saimir Muzhaka. Mes të përzgjedhurve spikasin autorë të rinj mes të cilëve dhe një nga Kosova. Juria këtë vit kryesohet nga shkrimtari Bashkim Hoxha dhe përbëhet nga: Diana Kastrati, Mehmet Kraja, Genciana Abazi dhe Alda Bardhyli.

Juria do ta mbajë mbledhjen e radhës në mes të muajit maj, për të vendosur 5 finalistët e këtij edicioni. Fituesi i çmimit të madh shpallet në Ditët Letrare të Razmës që do të mbahen të premten e parë të qershorit. Çmimi Letrar Kadare është një nga çmimet më të mëdha letrare në hapësirën shqipfolëse. Në 4 vite jetë ky konkurs ka arritur të kthehet në një institucion të rëndësishëm besimi mbi gjykimin e letërsisë, dhe të kthejë debatin e munguar mbi letërsinë shqipe. Fakti që konkursi është për vepra në dorëshkrim ka nxitur dhe nxit shkrimin e prozës shqipe, gjë që vihet re dhe në numrin e madh të dorëshkrimeve pjesëmarrëse në këtë edicion.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0064189434051514
array(1) { ["section"]=> string(51) "ja-kush-jane-10-kandidatet-per-cmimin-kadare-162227" }