Sot në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, u arrit përzgjedhja e 5 anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues të RTSH të cilët sipas ligjit, gëzojnë mbështetjen e opozitës. Deputeti e gazetari Alfred Peza ka rikonfirmuar emrat e anëtarëve edhe nga profili i tij zyrtar .
Ata janë: 1. Saimir Kumbaro (regjisor). 2. Robert Rakipllari (gazetar). 3. Altin Shegani (jurist). Pashk Pervathi (piktor). 5. Artan Peqini (pedagog). Tashmë i mbetet seances plenare të Kuvendit që të zyrtarizoje me votim këto propozime. Disa javë me parë, mazhoranca kishte përzgjedhur 5 anëtarë të tjerë, të cilët morën edhe mbështetjen e Parlamentit. Ata janë: 1.- Valbona Sulçe (gazetare) 2. Helidon Haliti (piktor). 3. Vladimir Grosha (pedagog). 4. Xhelil Aliu (regjisor). 5. Xhemal Mato (ambjentalist).
“Në këtë mënyre, kemi hedhur në hap shumë të rëndësishëm përpara për zgjidhjen me konsensus të krizes institucionale të drejtimit të radiotelevizionit publik shqiptar. Ky vendim, i hap rrugën edhe zgjedhjes së kryetarit të ri të Këshillit Drejtues dhe Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH”, shkruan Peza.