Ja kush janë çajërat e bukurisë, dobësimit dhe anti-plakjes... Çajërat që luftojnë sëmundjet e kurojnë (I zbulon Blerina)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:51 17-11-2018 Ja kush janë çajërat e bukurisë, dobësimit dhe anti-plakjes... Çajërat që luftojnë sëmundjet e kurojnë (I zbulon Blerina)

Blogu i Blerinës- për newsbomb.al

Çajrat e bukurisë, çajra dobësimi, çajra për një gjumë të mirë, çajra që luftojnë plakjen, çajra që luftojnë sëmundje të ndryshme, çajra që kurojnë. Shpesh na ngjan tejet e çuditshme…Të pastrojmë organizmin, të largojmë celulitin e madje deri tek humbja e peshës me një gotë të madhe me ujë të ngrohtë e cila ka në përbërjen e vet disa rrënjë bimësh, që i mbledhim i ziejme dhe i pijmë. As më shumë e as më pak e kemi fjalën për çajrat bimorë që marrin përsipër detoksifikimin, ndryshe e njohur si procesi i pastrimit të trupit tonë, shfryrjen në zona të caktuara, bark, abdominale, kofshë e vithe, dhe më e rëndësishmja efekti i tyre premton edhe humbjen e kilogramëve, kurimin e sëmundjeve të ndryshme të organeve tona, nëpërmjet pastrimit të tyre, trajtime të rudhave dhe rutinave të ndryshme të bukurisë.

E pra, duken shumë efekte magjike, por më magjikja qendron tek e vërteta e tyre’; ato cilësohen sot në ditët modern si terapitë bimorë (fitoterapitë) që rezultatet nuk i kanë thjeshtë premtime, dhe që rezultatet e mara prej tyre nuk kanë asnjë efeket anësor.

Madje e kundërta, ato përmbajnë vlerat esenciale të bimëve që përbëjnë bazën e  tyre kombinuese, përmbajnë vitamina, minerale,oligoelementë të shumtë që I shërbejnë trupit tonë të kryejë me ritmin e duhur funksionet e duhura sipas moshës biologjike që kemi.                                   

Zakoni  i çaj pirjes

Nuk janë vetëm telenovelat që rëndom shikojmë në televizonet tona që na paraqesin  mondanitetin e një filxhani të bukur me caj të ngrohtë, shoqëruar me disa biskota përkatëse, ato që na tregojnë se caji nuk është pija magjike e një shtrese të caktuar por është magjia bimore e të gjitha shtresave... Duket si një kontraditë e madhe e ditëve që jetojmë, por recetat e gjysheve në përgatitjen e cajrave bimorë  janë të vërteta, të shijshme dhe shumë të efektshme. Gjithashtu edhe rëndësia e konsumimit të tyre ka po aq vlerë sa kishte dikur, kur në vend të gotës së qumshtit mëngjesi niste me tasin e cajit dhe djathin e bardhë, në ambjente shtepie, në kopshte, cerdhe etje. Mjafton të dije që ai ishte caj mali dhe ishe tepër I qetë se ditët e dimirt do të kalonin pa probeme  tërënda shëndetësore. Por le të kthehemi në temën tonë, aty ku kemi edhe synimin kryesor, bërjen zakon të pirjes së cajit në përditshmëri, kryesisht në ditët e tetorit kur organizmi ynë po [përgatitet për ndryshme të mëdha temperaturash , mungesën e dritës dhe përshtatjen më muaj të ftohtë , ku dita është e shkurtër dhe energjitë ngjajnë sikur po shterojnë.

Një çaj i mirë bimor largon “urinë” e stomakut

Kush ka probleme me stomakun, gastrit, ulçer, diegie , kthim lëngjesh e kupton shumë mirë urinë e stomakut. Bëhet fjalë për një diagnozë e cila nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë më urinë e vërtetë, por me një uri të cilën e provokon stomaku që ka aciditettë tepërt dhe kjo bën që cdo cast edhe pse ka kaluar pak kohë nga moment i ngrënies të ndihemi të uritur. Zgjidhja më e mirë në këtë rast është një filxhan i mirë me caj të ngrohtë, ai bën të mundur normalizimin e lëngjeve të stomakut dhe mirëfunksionimin e tij në mënyrë që të mos kemi atake të papritura urie.

Favorizojnë qarkullimin e gjakut dhe pastrimin e organizmit

Nisja e ditës me një çaj të mirë bimor, që në bazën e vet ka frutat e pyllit, (boronicë, manaferra) apo bimët e tilla si finok dhe selino bën të mundur edhe rritjen e mirë të qarkullimit të gjakut, process i cili favorizon pastrimin e veshkave dhe i lejon trupit të jetë i  lirë nga toksinat , mbetjet dhe skoriet e ndryshme që i kemi mbledhur nëpërmjet ushqimit,kripës, sheqerit apo ushqimeve të ndryshme të përpunuara.

Çaj me Xhinxher

Të gjithë e njohim xhinxherin. Kemi dëgjuar për efektet e tij shumë të mira. I konsumuar në formën e një caji të ngrohtë ai ndikon shumë mirë në sistemin tonë nervor dhe në pastrimin e gjakut. Lufton lodhjen, dhe është caji ideal i tetorit, edhe për faktin se është “luftuesi” kryesor i mikrobeve të stinësn. Çaji i xhinxherit pregatitet lehtësisht dhe shumë shpejt.

Mjafton të lajmë dhe të presim në copa të vogla një rrënjë xhinxheri të freskët, e  ta fusim atë të ziejë për jo më shumë se 4-6 minuta. Sapo ta hedhim në filxhan çajin e ngrohtë të xhinxherir, shtojmë edhe  lëng limoni të saposhtrydhur dhe sipas dëshirës mund ta ëmbëlsojmë edhe me gjysmë luge mjaltë.

Çaj me kurkumë

Kurkuma është bima që u vjen në ndihmë kockave tona dhe të gjithë artikulacioneve në trupin e njeriut. Është caji bimor që rekomandohet jo vetëm nga mjekët popullorë për efektet kockore por edhe për ato pastruese të lëkurës, trajton shumë mirë aknet, përmison cikatricet, dhe në rast se e konsumojmë cdo ditë ai pregatit trupin tonë mjaft mirë për stinën e ftohtë të dimrit. Rekomandohet që cajin me kurkumë ta pijmë mbi dy herë në ditë, në rast se duam që efektet e tij të jenë të shumfishta.

Për përgatitjen e tij, na duhet një lugë pluhur kurkume , të cilën e shtojmë në 200 gramë ujë që po vlon, pas këtij veprimi ulim gradacionin e sobës dhe e lemë të ziejë për 8-10 minuta të tjera./ Blerina e Florescenter

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010161876678467
array(1) { ["section"]=> string(122) "ja-kush-jane-cajerat-e-bukurise-dobesimit-dhe-anti-plakjes-cajerat-qe-luftojne-semundjet-e-kurojne-i-zbulon-blerina-141839" }