Aldo dhe Xhulio Përleka, dy të rinjtë lezhianë që u aksidentuan ditën e djeshme dhe u arrestuan nga policia gjatë operacionit “GOLD RUSH” janë dy kushërinj, 22 dhe 23 vjeçar, ende jo në moshë për t’u marrë me trafikimin e lëndëve narkotike.
Por, pavarësisht rrethanave sesi kanë hyrë në transportin e lëndës narkotike, pistë që do të zbardhet nga policia, nga profili i tyre në rrjetin social facebook, duket se kanë një jetë të qetë, jo luksoze, dhe aspak pasionant për gjëra të shtrenjta, raporton newsbomb.al.
Kanë rrethin e tyre shoqëror dhe duken më shumë si adoleshentë të apasionuar për të qëndruar me miqtë e shokët e tyre të moshës, ndoshta dhe të shkollës.
Policia e Shkodrës njoftoi ditën e sotme në mëngjes se tre shtetas, Aldo e Xhulio Përleka, si dhe Bertjan Pepkola 24 vjeç u ndaluan në flagrancë pasi në benzin e tyre që u aksidentua, u gjet një sasi lënde narkotike, e tipit kanabis sativa, 8.5 kilogramë.