Ja kush janë pretendentët për të fituar Festivalin e Këngës e për të shkuar në Eurovision

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:59 27-12-2015 Ja kush janë pretendentët për të fituar Festivalin e Këngës e për të shkuar në Eurovision

Sot në orën 21:00 do të zhvillohet finalja e Festivalit të 54-ët të Këngës, ndërsa mbrëmjen e djeshme janë mësuar edhe finalistët e këtij viti.Ndryshe nga tradita, këngët e sivjetshme janë bërë publike përpara se të niste festivali dhe njerëzit tashmë janë njohur me to.

Në rrjetet sociale, por edhe në media kanë nisur parashikimet se kush pritet të jetë fituesi i këtij festivali, i cili do të na prezantoj edhe në Eurovisionin që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Suedi.

Emri i Eneda Tarifës me këngën “Përrallë” po lakohet gjithnjë e më shumë, por ajo nuk është e vetme pasi konkurrente në këtë garë do të ketë Flaka Krelanin dhe Besa Krasniqin, të cilat po ashtu shihen si kandidate potenciale për të fituar çmimin e parë.

Gjithsesi, edhe këngët e Enxhi Nasufit dhe Aslajdon Zaimaj janë pritur mirë nga publiku.

Festivali i 54 i Këngës ka zënë një vend të konsiderueshëm në media, çka nuk ndodhte prej kohësh me të.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02448296546936
array(1) { ["section"]=> string(95) "ja-kush-jane-pretendentet-per-te-fituar-festivalin-e-kenges-e-per-te-shkuar-ne-eurovision-28672" }