Ja kush janë tre GRABITËSIT E TMERRSHËM që terrorizuan Fierin dhe plagosën me armë 2 persona, POLICIA JEP DETAJE

Publikuar tek: aktualitet, më 13:04 02-03-2018 Ja kush janë tre GRABITËSIT E TMERRSHËM që terrorizuan Fierin dhe plagosën me armë 2 persona, POLICIA JEP DETAJE

 

Polica në kohë rekord kap 3 autorët e plagosjes së dy shtetasve gjatë vjedhjes së një pike të këmbimit valutor.

Në ndjekje nga policia kapet në lumin pranë fshatit Baltëz njëri prej autorëve i cili për t'i shpëtuar policisë u hodh në lumë.

Autori i dytë kapet te ura e Baltëzës.

Gjithashtu kapet autori i tretë i cili ishte fshehur në një banesë në fshatin Baltëz.

Arrestohen në flagrancë shtetasit:

Zini Fyraj, 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë.

Lulëzim Demiraj, banues në Vajzë, Vlorë.

Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Arrestim i tyre u bë pasi në datën 02.03.2018, rreth orës 10:55 në vendin e quajtur "Zogu i Zi" Fier këta shtetas nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një pikë këmbimi valutor.

Autorët e dyshuar kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë janë plagosur 2 shtetas, pronari i exchange, shtetssi G.H, 64 vjeç dhe një shtetas tjetër që ndodhej aty pranë, shtetasi A.V, 53 vjeç.

Të dy shtetasit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë polica u vu në ndjekje të autorëve të cilët janë larguar me mjetin tip "Benz" me targa AA 879 JG ( dyshohen të jenë të falsifikuara).

Si rezultat i ndjekjes nga policia, autorët braktisën mjetin dhe u larguan me vrap në këmbë.

Policia kap njërin prej autorëve i cili në përpjekje për t'i shpëtuar policisë u hodh në lumin pranë fshatit Baltëz.

Pas ndjekjes u kap autori i dytë në vendin e quajtur "Ura e Baltëzës" si edhe autori i tretë në një banesë në fshatin Baltëz.

Policia ka sekuestruar çantën me paratë që u vodhën në exchange.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grabitja me dy të plagosur në Fier, arrestohet edhe autori i tretë
E rëndë/Torturohet dhe grabitet kambisti, vajza hidhet nga dritarja »
Article Logic
Execution time: 0.011707067489624
array(1) { ["section"]=> string(118) "ja-kush-jane-tre-grabitesit-e-tmerrshem-qe-terrorizuan-fierin-dhe-plagosen-me-arme-2-persona-policia-jep-detaje-111992" }