Ja për çfarë është e dobishme marijuana

Publikuar tek: bota, më 20:54 28-06-2015 Ja për çfarë është e dobishme marijuana

Marijuana medicinale mund të jetë e dobishme për pacientët me dhimbje kronike nervore apo dhimbjet nga sëmundja e kancerit.

Studimi i ri, i realizuar në Shtetet e Bashkuara tregon se marijuana nuk është një bimë kuruese për sëmundjet e rënda, si pretendohet nga shumë dëshmi spekulative, por përdorimi i saj mund të ketë disa efekte pozitive për sëmundje të veçanta.

Marijuana ndihmon kryesisht në lehtësimin e dhimbjeve nga kemioterapia por edhe dhimbjet kronike nervore dhe muskulare. Studimi ka treguar se përdorimi i marijuanës mund t’a ulë dhimbjen me 30%, por duhen patur parasysh edhe efektet e saj anësore, si tharja e lëngjeve të gojës, provokimi i të vjellave dhe marrje mendsh.

1 në 10 përqind të përdoruesve të bimës narkotike krijojnë vartësi ndaj saj ndërsa kanë mundësi më të madhe të krijojnë edhe tolerancë, çka do të thotë se mund të rrisin përdorimin e saj ndërsa marrin të njëjtin efekt.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030051946640015
array(1) { ["section"]=> string(45) "ja-per-cfare-eshte-e-dobishme-marijuana-14838" }