Ja përse Zvicra nuk është atraktive për refugjatët shqiptarë

Publikuar tek: bota, më 20:39 01-10-2015 Ja përse Zvicra nuk është atraktive për refugjatët shqiptarë

Një dukuri që vazhdon të nxisë shqetësime në opinionin gjerman dhe të cilës i kthehen në vazhdimësi mediat me komentet e tyre, është kërkimi masiv i azilit në Gjermani nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë. Arsyeja e ardhjes së një numri kaq të madh të refugjatëve nga vendet ku nuk ka luftë dhe zyrtarisht as ndjekje politike, mbetet e pasqaruar deri në fund.

Por ajo të cilën gjermanët e kanë të qartë dhe janë kryesisht të një mendimi është nevoja për të zbutur këtë fluks azilkërkuesish që sipas tyre nuk përkojnë me definicionin e njohur të azilkërkuesit klasik.

Në një shkrim të botuar në gazetën “Die Welt” thuhet se krahas refugjatëve të luftës nga Siria dhe Afganistani, kosovarët janë ata që kanë paraqitur më së shumti kërkesa azili në gjithë Europën. Por në Zvicër është krejtësisht ndryshe. Kosovarët në këtë vend përbëjnë vetëm 1 për qind të të gjithë azilkërkuesve që janë në procedurë azili dhe kjo përkundër ekzistimit të një diaspore të madhe kosovare në Zvicër, transmeton Albinfo.

Mbrapa kësaj përqindjeje të vogël qëndron mënyra e re e qasjes që po praktikon Zvicra. Ky vend para pak vitesh ka futur në fuqi procedurën e shkurtë prej 48 orëve për azilkërkuesit nga vendet e sigurta (vende ku nuk ka përndjekje politike ose luftë). Këtu hyn edhe Kosova, krahas shteteve tjera të Ballkanit. Prej atëherë kërkesat për azil nga këto vende kanë shënuar rënie të theksuar.

Ndërsa sa u përket refugjatëve nga vendet e rajonit të krizës, si Siria, Iraku etj., Zvicra ka një qëndrim më të ndryshëm. Sipas zyrës së UNHCR-së për Zvicër kërkesat e azilit të personave nga këto vende, shteti helvet i trajton individualisht. Ata që gjatë procedurës nuk mund të dëshmojnë se kanë qenë të përndjekur personalisht, nuk e fitojnë azilin. Të tillët marrin statusin e pranimit të përkohshëm (Viza F). Një status i tillë ka mjaft kufizime në krahasim me statusin e refugjatit të njohur, shkruan më tej Die Welt dhe vjen në përfundim se këto janë arsyet përse  Zvicra është aktualisht kaq pak atraktive për refugjatët.

Deri në vitin 1998 në Zvicër ishin bërë 11.8% të të gjitha kërkesave të azilit që ishin bërë në gjithë Europën, në vitin 2015 kjo përqindje  ka rënë në 3.1%.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012819051742554
array(1) { ["section"]=> string(66) "ja-perse-zvicra-nuk-eshte-atraktive-per-refugjatet-shqiptare-22125" }