Kryebashkiaku Erion Veliaj ka prezantuar planin e ri të qarkullimit të automjeteve në Tiranë. Sipas njoftimit të Veliaj, përveç veturave, urgjencës, zjarrëfikëses dhe autobuzëve urban, çdo mjet tjetër është ndaluar të qarkulloj në unazën e vogël të qytetit.
Gjithashu, kufizime do të ketë për mjetet e transportit të mallrave, apo ato me ngarkesë me mbi 3.5 ton.
Kufizim 24 orë: I mjeteve në brendësi të unazës së vogël, përveç veturave, urgjencës, zjarrëfikësit dhe autobuzëve urban.
Nga ora 06:00-09:00 dhe 16:00-20:00: Ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të transportit të mallrave.
Nga ora 06:00-20:00: Ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 3.5 ton në unazën e mesme të qytetit, në brendësi të saj, si dhe në rrugët Sulejman Delvina, Abdyl Frashëri, Ismail Qemali, rruga e Elbasanit dhe Bulevardi Bajram Curri.
Nga ora 06:00-20:00: Ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 18 ton, në brendësi të unazës së madhe të qytetit, si dhe në akset kryesore hyrëse në të.
Nga ora 06:00-20:00: Ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme deri në 25 ton në akset hyrëse në qytet.
Nga ora 20:00-06:00: Subjektet tregtare mund të kryejnë veprimtarinë e tyre furnizuese.
Veliajt argumenton se ky ndryshim ka ardhur si nevojë e lirimit të trafikut gjatë sezonit shkollor. “Çdo nxënës humbet 5 min mësim në javë nga bllokimi në trafik. 100 mijë nxënës në Tiranë x 5 min vonësë = 33 mijë orë në muaj/vonesë. Besoj në 1 qytet ku njerëzit vijnë para fitimeve, ndaj shpresoj që drejtuesit e furgonave të na mirëkuptojnë”, shprehet kryebashkiaku.