Ja profilet e banorëve të Big Brother Albania 8

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:35 08-03-2015 Ja profilet e banorëve të Big Brother Albania 8

Mbrëmjen e djeshme ka startuar edicioni i 8 i Big Brother Albania. Edhe këtë vit ky reality shoë pritet të ketë një audiencë të gjerë në Shqipëri dhe Kosovë.

Profilet e banorëve:

Eleonora. 42 vjeç, ka lindur në Fier, por në Tiranë banon që nga koha kur erdhi të vazhdojë studimet e larta për Histori-Gjeografi. Ka dy fëmijë dhe punon si mësuese Gjeografie në një shkollë të mesme në Tiranë. Është ekstravagante dhe i pëlqen të jetë kundër rrymës. Eksperiencat di t’i shijojë deri në fund. Këtë ka ndër mend të bëjë edhe me ditët që do kalojë në BB8.

Zaida. 35 vjeç, nga Delvina. Ka tre fëmijë dhe mban një lidhje shumë të fortë me familjen e saj. Nuk ka pasur një jetë të thjeshtë dhe peripecitë që ka kaluar e kanë bërë një grua të fortë, që di të përballojë vetë sfida dhe vështirësi. Nga BB kërkon vetëm një gjë: Çmimin e Madh.

Edison. 33 vjeç, lindur në Dibër, jeton në Tiranë. Është larguar herët nga Peshkopia dhe për shumë vite ka bërë jetën tipike të një emigranti në Greqi dhe Itali. Është kthyer para pak kohësh dhe tani është në përshtatje me Tiranën, në kërkim të një pune dhe sistemimi të përhershëm. Është marrë me boks, por krejt ndryshe nga sa duket së jashtmi ai është i qetë, i qeshur dhe adhuron kafshët.

Tea. 22 vjeç, jeton në Itali. Ka studiuar për Estetikë dhe ka punuar në disa qendra estetike në Itali. Është kthyer në Shqipëri për të parë edhe mundësitë për të pasur një qendër të sajën. Por para se të merret me biznes i duhet njohja dhe lidhjet e duhura. Ndaj edhe ka menduar të hyjë në shtëpinë e madhe në BB8.

Genci. 19 vjeç nga Tropoja. Ka mbaruar shkollën e mesme për hoteleri-turizëm, por punon si model dhe ka qenë pjesë reklamash e videoklipesh. I pëlqen fama dhe ekrani dhe kërkon me çdo kusht të tërheqë vëmendjen. Në të ardhmen dëshiron të jetë aktor. “Rolin” e parë do ta luajë në BB8.

Sokol. 32 vjeç nga Tirana, i diplomuar në Rusi si balerin. Punon solist në Teatrin e Operës dhe Baletit. Është i martuar dhe ka një djalë 3 vjeç. Edhe bashkëshortja e Sokolit është gjithashtu balerinë në TKOB. Është shumë i ndjeshëm ndaj fëmijëve, sidomos ndaj atyre me aftësi të kufizuara. Ka organizuar shpesh aktivitete në ndihmë të tyre dhe në BB8 synon të fitojë paratë për ta vazhduar këtë mision.

Xhensila. 26 vjeç, nga Pogradeci. Pas një konkursi bukurie e disa pjesëmarrjeve në spektakle të ndryshëm, ka përfaqësuar Shqipërinë në “Miss Ëorld 2014”. Shfaqet shpesh në revista dhe emisione televizive. Në jetë ka gjithçka që i duhet, por është në kërkim të famës dhe pushtetit, që shpreson t’i gjejë në BB8.

Marina. 25 vjeç, nga Hajdaraj i Kavajës. Marina bën një jetë tipike fshati. Nuk i ka pasur kurrë mundësitë për të bërë atë që ka dashur, por më në fund ka vendosur të guxojë: të hyjë në shtëpinë e BB8, duke thyer mentalitetin e jetës së mbyllur dhe kërkon t’i dalë për zot vetes.

Alba. 24 vjec, lindur e rritur në Tiranë. Ka mbaruar studimet për Gjuhë të Huaja. Edhe pse vajzë e vetme dhe me prindër në gjendje të mirë ekonomike, ka filluar të punojë qysh 16 vjeç. Ajo ëndërron famën dhe televizionin. Prandaj ka menduar që ta fillojë nga BB8.

Diedon. 26 vjeç, lindur në Mitrovicë. Qëkur filloi studimet e larta për stomatologji, jeton në Prishtinë dhe punon aty në një klinikë. Ka pasur dikur pasion muzikën, ka qenë pjesë e një bande që bënte muzikë rock. Hyn në BB8 për eksperiencë të re, për të folur e shprehur hapur, gjë që nuk e bën dot në ambientin ku jeton.

Fatjon. 26 vjeç. Ka lindur Skrapar, jeton në Tiranë. Është diplomuar për Juridik dhe punon në fushën e ndërtimeve, në biznesin e familjes së tij. Angazhohet seriozisht në punë, por angazhohet po aq seriozisht në ndjekjen e pasioneve të tij, sepse Fatjonit i pëlqen të shijojë çdo eksperiencë. E fundit në plan është përballja me banorët e shtëpisë më të madhe në Shqipëri.

Fabian. 31 vjeç, nga Kavaja, jeton në Siçili. E ka përjetuar historinë tipike të emigracionit që kur ishte fare i vogël. Bashkë me familjen është larguar me gomone drejt Italisë. Tani punon si kamionist dhe pas orëve të gjata të punës destinacioni është gjithmonë palestra. Tanimë ka marrë një vendim; të jetojë ca kohë një jetë tjetër, larg asaj monotones. Ndaj edhe po bëhet pjesë e BB8.

Kika. 27 vjeç ,nga Peja. Punon si gazetar në “Radio Peja”. Ka një parukeri që e menaxhon vetë dhe merret edhe me organizim eventesh modelingu dhe sfilata. Është djalë i qeshur dhe pa komplekse. Në BB8 vjen që të bëhet pjesë e ambientit të ri e të vëzhguar dhe të synojë vëmendjen e banorëve brenda dhe shikuesve jashtë.

Jonida. 20 vjeç. Ka lindur në Krujë dhe banon në Tiranë. Ka jetuar gjashtë vjet në Angli me familjen e saj. Vazhdon studimet e larta në Institutin Bujqësor në Kamëz për Ortikulturë. Është vajzë e gjallë dhe e qeshur. I pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, por nga BB8 nuk do vetëm kaq. Shpreson të rrëmbejë Çmimin e madh.

Stilian. 28 vjeç nga Berati, jeton në Tiranë. Punon si parukier dhe sapo ka hapur një sallon në kryeqytet. Ka punuar në Greqi qysh 11 vjeç. Ka vetëm pak që është kthyer nga Amerika, një vend që e ka arritur me shumë vështirësi, por vdekja e papritur e të atit e detyroi të kthehej sërish në Shqipëri. Ka jetuar në vende të ndryshme të botës. I pëlqen lëvizja dhe nuk qëndron dot gjatë në një vend. Prandaj BB8 është një sfidë e vërtetë për të.

Kreshnik. 46 vjeç nga Vlora, punon si kuzhinier në një kompleks në Vlorë. Për 15 vjet ka bere jetën e një emigranti tipik. Puna si kuzhinier në Greqi i dhuroi edhe një profesion që tani e ushtron në qytetin e tij. Është i martuar dhe ka dy fëmijë 7 dhe 6 vjeç. Është rritur në fshat nga gjyshja. Babai është heroi i tij. Në Big Brother synon njohjen, por dhe çmimin për të ngritur biznesin e tij e për të lumturuar babanë me një shtëpi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 1.0015630722046
array(1) { ["section"]=> string(52) "ja-profilet-e-banoreve-te-big-brother-albania-8-5295" }