Ja pse noti është aktiviteti më i mirë për shëndetin

Publikuar tek: aktualitet, më 17:47 09-03-2017 Ja pse noti është aktiviteti më i mirë për shëndetin

Çdo lloj ushtrimi ka disa të mira për trupin e njeriut, por noti është ndryshe nga çdo stërvitje aerobike në disa mënyra të rëndësishme.

Së pari, fakti që jeni në ujë do të thotë që muskujt dhe kockat tuaja janë të izoluara disi nga graviteti, thotë profesori Hirofumi Tanaka nga Universiteti i Teksasit.

Kjo e bën notin ushtrim ideal për njerëzit me osteoartrit, për të cilët stërvitja me pesha mund të jetë e dhimbshme.

Duke monitoruar njerëzit me këtë problem, Tanaka vuri re se noti zvogëlon ngurtësinë arteriale, një faktor rreziku për problemet e zemrës. Kërkimi i tij ka nxjerrë në pah edhe cilësinë e notit për të ulur presionin e gjakut te njerëzit me hipertension, shkruan Newsbomb.al.

Freskia e ujit dhe pluskimi janë gjithashtu tërheqëse për njerëzit me mbipeshë, për të cilët ushtrimet aerobike mund të jenë të pakëndshme.

Kur jeni në ujë, presioni është më i lartë se ajri, por e mira është se ky presion ushtrohet në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë sipërfaqen e trupit. Në tokë graviteti do të bënte që gjatë ushtrimeve pjesën më të madhe të barrës ta mbajnë supet, apo kyçet e këmbëve dhe të duarve.

Një tjetër faktor i rëndësishëm është frymëmarrja. Gjatë ngarjes së biçikletës, frymëmarrja juaj është e shkurtër dhe e cekët. Por gjatë notit është krejtësisht ndryshe. Për shkak se kur notoni duket ta keni herë pas here kokën nën ujë, ju duhet të rregulloni frymëmarrjen shpejt dhe thellë, pastaj e lëshoni atë ngadalë. Kjo lloj frymëmarrje mbron muret e brendshme të mushkërrive nga fërkimi sëbashku dhe dëmtimi i tyre. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Blici Rrugor", në 1 orë policia ndërshkon 498 drejtues mjetesh
Blendi Fevziu rrëfen "fiksimin" për deputeten socialiste: I rrija poshtë dritares »
Article Logic
Execution time: 0.012649059295654
array(1) { ["section"]=> string(58) "ja-pse-noti-eshte-aktiviteti-me-i-mire-per-shendetin-71355" }