Ja pse qeveria italiane dhuron 500 euro për çdo të ri që mbush 18-vjeç

Publikuar tek: bota, më 14:21 25-08-2016 Ja pse qeveria italiane dhuron 500 euro për çdo të ri që mbush 18-vjeç

Qeveria italiane do të dhurojë 500 euro për rreth 574 mijë të rinj që do të mbushin 18 vjeç këtë vit.

Kjo nisma merr jetë më 15 shtator dhe “bonusi për kulturën” mund të shpenzohet në libra, bileta koncertesh, bileta teatri, bileta kinemaje, vizita në muze dhe udhëtime në parqe kombëtare.

Pritet që 574,000 mijë të rinj të përfitojnë nga kjo skemë edhe pse ajo do t’i kushtojë qeverisë italiane 290 milionë euro, shkruajnë shkruajnë mediat italiane.  Nënsekretari i parlamentit Tommaso Nannicini beson se këto janë para të shpenzuara mirë.

“Nisma dërgon një mesazh të qartë për të rinjtë, duke u kujtuar atyre se ata i përkasin një komuniteti, i cili i mirëpret pasi ata arrijnë këtë moshë. Kjo u kujton atyre gjithashtu se sa i rëndësishëm është interesi për kulturën, edhe për pasurimin e vetes dhe për të forcuar strukturën e shoqërisë sonë ”, shkruan ai për “Corriere.it

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032579898834229
array(1) { ["section"]=> string(76) "ja-pse-qeveria-italiane-dhuron-500-euro-per-cdo-te-ri-qe-mbush-18-vjec-50837" }