“Ja pse shteti po e trajton Arditin si armik publicus!”

Publikuar tek: politike, më 21:20 12-10-2016 “Ja pse shteti po e trajton Arditin si armik publicus!”

Nga Ben Blushi

Arditi, armiku Publicus

Duke parë Publicus e kuptova pse është ndaluar të transmetohet: sepse dëshmon se si shteti i thërret fëmijët për të mbledhur mbetjet tona dhe nuk i mbron më pasi vdesin për shkak të punës. Kjo mizori është rrënqethëse. Ardit Gjoklaj ka humbur jetën duke punuar në një territor publik që administrohet nga nje kompani private me lejën e shtetit.

Për turpin e vet shteti thotë që jo vetëm nuk ka parë Arditin të vdesë por nuk ka parë edhe emsionin që është bërë për vdekjen e tij.

Nëse Tirana është qyteti i rilindur që pretendohet se është në Sharrë do kishte patur ndriçim të detyrueshëm dhe Arditi nuk do ishte shtypur në errësirë nga eskavatori që mblidhte plera. Nëse reforma e sigurimeve shoqërore do kishte funksionuar Ardit Gjoklaj do kishte kontratë sigurimi dhe familja e tij duhej të dëmshpërblehej nga kompania. Nëse martesa e plehrave mes Rilindjes dhe PD nuk do ishte celebruar në fushën e Sharrës atëherë nuk do ishte e njejta kompani ajo që mblidhte mbetjet. Nëse industria e riciklimit, për shkak të presionit të shtetit, do shtonte kostot e detyrueshme, atëherë në Sharrë do kishte ndriçim dhe Arditi do ishte i siguruar. Nëse bashkia do i shiste mbetjet tona me vlerën e tregut atëherë do kishim paratë e mjaftueshme për të ndarë mbetjet në burim në mënyrë që Arditi të mos vdiste duke i ndarë në errësirën e Sharrës dhe kazanët e Rilindjes të mos e lejonin importin. Nëse qeveria nuk do ishte me industrinë por me Arditin natyrisht që Sharra do ishte një vend pune dhe jo një varrezë, plehrat do ishin mbetje dhe jo ndotje dhe Publicus do ishte transmetuar dhe Alida Tota nuk do ishte pushuar nga puna. Nëse mediat nuk do ngopeshin në kazanin e qeverisë atëherë në ekran nuk do dilnin vetëm të pasurit që blejnë mbetje por edhe të varfërit që vriten duke i mbledhur.

Shikojeni Publicus. Nuk dëshmon vetëm një vrasje në pune por më shumë se kaq: se si shteti tradhton për ditë ata që s’kanë dhe si i shërben çdo natë atyre që kanë.

Ja pse shteti po e trajton Arditin si armik publicus!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024710893630981
array(1) { ["section"]=> string(58) "ja-pse-shteti-po-e-trajton-arditin-si-armik-publicus-55967" }