Disa nga grabitjet më të bujshme që kanë ndodhur vitet e fundit ka qëlluar të jetë ditë e enjte.
Sot u grabit një shumë e madhe parash që mendohet se shkon mbi 2 milion euro. Paratë ndodheshin në 8 thasë të grabitur dhe po transportoheshin drejt Rinasit, ku do ngarkoheshin në avion për t’u depuzituar jashtë shtetit.
Por nuk është koecidencë që disa nga grabitjet e parave të bankave kanë ndodhur të enjten.
Drejtori i Rendit dhe Sigurisë në Policinë e Shtetit, Gjovalin Leka, tha në “Opinion” se ditën e enjte bankat lëvizin vlerat monetare jashtë vendit.