Ja pse u zhdukën mamuthët... KJO MUND T’U NDODHË EDHE NJERËZVE

Publikuar tek: bota, më 11:46 02-08-2016 Ja pse u zhdukën mamuthët... KJO MUND T’U NDODHË EDHE NJERËZVE

Skencëtarët besojnë se një nga grupet e fundit të njohura të mamuthëve të leshtë ngordhën për shkak të mungesës së ujit. Kafshët e epokës së akullnajave jetonin në një ishull në brigjet e Alaskës dhe shkencëtarët e kanë datuar zhdukjen e tyre në rreth 5.600 vjet më parë.

“Shkencëtarët besojnë se kilima e ngrohtë i ka bërë liqenet më të cekët duke mos i lejuar kafshët të shuajnë etjen e tyre”, raporton BBC.

Shumica e mamuthëve të leshtë në fakt është zhdukur rreth 10.500 vjet më parë. Shkencëtarët besojnë se ndikim në zhdukjen e tyre ka patur gjuetia dhe ndryshimet klimatike. Por grupi që jetonte në ishullin ST Paul, që ndodhet në detin e Beringut, arriti të mbijetojë edhe 5.000 vjet të tjera.

Ky studim nga proçedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave në Britani, mendon se këto kafshë u përballën me një rrezik të ndryshëm nga kushërinjtë e tyre kontinentalë.

Kur toka u ngroh pas epokës së akullnajave, niveli i detit u rrit duke tkurrur madhësinë e “shtëpisë së mamuthëve”.

Kjo nënkupton se një numër liqenesh humbën në oqean, dhe pasi uji i kripur rrodhi dhe në rezervuaret e mbetura, ujërat e ëmbla u zhdukën edhe më tej.

Gjigantët e leshtë u detyruan të ndanin me njëri-tjetrin gropat e ujit gjithnjë e më të rralla. Por, kjo shkaktoi një problem më vete.

Autori kryesor i këtij studimi, Prof. Russell Graham, nga Universiteti i Pensilvanisë, është shprehur: "Si u thanë liqenet e tjera, kafshët filluan të mblidheshin rreth vrimave të ujit.

"Ata mblidhenin me njëri-tjetrin, gjë që çon në shkatërrimin e bimësisë - ne e shohim këtë te elefantët moderne.

"Dhe kjo shkakton që erozioni i sedimenteve të shkojë në liqen, gjë që krijon gjithnjë e më pak ujë të freskët..

"Mamuthët kontribuan në zhdukjen e tyre”.

Hulumtuesit thonë se ndryshimet klimatike sot mund të shkaktojnë të njëjtën situatë në ishujt e vegjël, duke kërcënuar ujërat e ëmbla dhe duke vënë në rrezik jo vetëm kafshët por edhe njerëzit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074858665466309
array(1) { ["section"]=> string(65) "ja-pse-u-zhduken-mamuthet-kjo-mund-t-u-ndodhe-edhe-njerezve-48480" }