Ja pse vogëlushi që u gjet i pajetë në Spanjë është lajm kryesor në mediat shqiptare

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:26 26-01-2019 Ja pse vogëlushi që u gjet i pajetë në Spanjë është lajm kryesor në mediat shqiptare Julen Rosello vogelushi qe u gjet i pajete dhe i ati

U bë disa ditë që ndjek nga media historinë e një fëmije të vogël që kishte rënë në një pus 110 m të thellë në jug të Spanjës.

Pas 13 ditësh, më në fund, mbrëmë kishin arritur te vendi ku ndodhej fëmija tashmë i pajetë. Në vetvete është thjesht një lajm më shumë, i largët dhe që s’na prek në përditshmërinë e problemeve tona. Por zbarkimi i një armate të tërë inxhinierësh, zjarrfikësish, policësh, skuadrash shpëtimi dhe minatorësh që punuan natë e ditë dhe realizuan punime e gërmime që në kushte të tjera do të kishin zgjatur me muaj të tjera e bëjnë këtë lajm ndryshe. 

Mbi 300 specialistë që lanë familjet e tyre, punët e tyre dhe punuan në luftë me kohën në përpjekje për të shpëtuar djalin e vogël, duke hequr dhé sa për të mbushur 13 pishina olimpike. 
Fatkeqësisht, përfundimi nuk ishte i mirë.

Megjithatë, e gjithë kjo na bën të mendojmë se pavarësisht se jetojmë në një shoqëri konsumiste, egoiste dhe që jeton shpejt, në situata të vështira njerëzit bashkohen, ndihmojnë dhe japin gjithçka edhe shpirtin duke shpresuar për më të mirën. Dhe kjo është diçka që nuk ka as vend dhe as kohë. Është thjesht diçka njerëzore./ Rezart Cenaj

LEXO EDHE 2 JAVË BRENDA NË PUS, EKIPET E SHPËTIMIT NXJERRIN 2-VJEÇARIN E PAJETË


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama përjetëson mesazhin e diplomatit gjerman për Shqipërinë, e ekspozon në Berlin
FOTOJA që ‘çmendi’ rrjetin, Mimi Kodheli kërkon ndjesë »
Article Logic
Execution time: 0.013353109359741
array(1) { ["section"]=> string(91) "ja-pse-vogelushi-qe-u-gjet-i-pajete-ne-spanje-eshte-lajm-kryesor-ne-mediat-shqiptare-150404" }