'Ja refuzoi Ambasada Amerikane', Petrit Vasili publikon foton e VIZËS

Publikuar tek: politike, më 19:52 16-05-2019 'Ja refuzoi Ambasada Amerikane', Petrit Vasili publikon foton e VIZËS

Pasditen e sotme gazetarja e Zërit të Amerikës tha se burime për këtë media bënin me dije se Petrit Vasilit i ishte refuzuar viza nga Ambasada Amerikane.

Madje dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ishte e ftuar në studion e VOA tha se nuk 'e vinte dorën në zjarr', e pyetur nëse Petrit Vasilit i ishte refuzuar viza nga SHBA.

Mirëpo pak më parë Vasili ka publikuar vet foton e vizës amerikane në pasaportën e tij duke hedhur kështu poshtë gjithë aludimet.

Në fakt viza është lëshuar në 4 qershor 2018 dhe ka skaduar në 13 shtator 2018. Ndërkohë tani nuk dihet nëse kreu i grupit parlamentar të LSI ka aplikuar sërish për vizë.

60130914_417304922438511_8452160725568192512_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066649913787842
array(1) { ["section"]=> string(73) "ja-refuzoi-ambasada-amerikane-petrit-vasili-publikon-foton-e-vizes-164607" }