Ja sa janë rritur tarifat e shkollimit të sistemit Bachelor nga vitet 2010-2016 në universitetet publike

Publikuar tek: ekonomi, më 20:09 18-11-2016 Ja sa janë rritur tarifat e shkollimit të sistemit Bachelor nga vitet 2010-2016  në universitetet publike

Nga vitet 2010-2016 janë rritur tarifat e shkollimit në universitetet publike. Krahasuar me vitin akademik 2010-2011, tarifat në vitin akademik 2015-2016 janë rritur mesatarisht me 10 000 lekë.  Shumë studentë janë gjendur në vështirësi ekonomike duke paguar me vlera të larta universitetin publik. 

Open Data Albania ka marrë në shqyrtim tarifat e shkollimit në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë të miratuara nga Këshilli i Ministrave për dy vite akademikë: 2010-2011 dhe 2015-2016.  Në fokus janë vetëm tarifat e detyrueshme për t’u paguar për ndjekjen e ciklit të parë të studimit apo sistemit Bachelor. 


Në vitin akademik 2015-2016, ndjekja e studimeve kushton më shumë në Universitetin e Mjekësisë, për degët Mjekësi Dentare, Farmaci dhe Mjekësi me 45 000 lekë/vit.

Kjo renditje ndiqet nga Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare dhe Universiteti i Arteve përkatësisht me 40 000 lekë/vit. 

Këto kanë qenë Institucionet Publike të Arsimit të Lartë që kanë pasur përgjithësisht tarifat më të larta të studimit edhe në vitin akademik 2010-2011, përjashtuar Fakultetin e Mjeksisë Veterinare dhe Fakultetin e Mjekësisë.

tarifat.png

Krahasuar me vitin akademik 2010-2011, tarifat në vitin akademik 2015-2016 janë rritur mesatarisht me 10 000 lekë. Rritjen më të lartë në vlerë absolute e ka pësuar tarifa për Fakultetin e Mjekësisë, Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit në programin “Menaxhim agrobiznesi” dhe Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, me rreth 19 500 lekë. 

Rritje të lartë ka shënuar edhe Fakulteti i Shkencave Pyjore në programin “Mbarështim pyjesh” me 14 670 lekë, Universiteti i Sporteve të Tiranës me 14 560 lekë si dhe Fakultetet e Mjekësisë Dentare dhe Fakulteti i Farmacisë me 14 340 lekë.

Ajo që bie në sy është se përgjithësisht, tarifat për universitet e rretheve kanë përjetuar rritje më të ulët se sa universitetet që operojnë në Tiranë, duke veçuar universitetin “IsmailQemali”, Vlorë si institucioni me rritjen më të vogël të tarifave 5 692 lekë, raporton newsbomb.al.

tarifat_2.png

Nëse do të shqyrtonim rritjen e tarifave në vitin 2015-2016 me vitin 2010-2011 në terma relativë të shprehur në përqindje do të spikasnin për ndryshim të lartë të tarifave tre fakultetet e Universitetit Bujqësor të Tiranës, përkatësisht Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit në programin “Menaxhim agrobiznesi”me 128% apo 2.2 herë, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare dhe Fakulteti i Shkencave Pyjore në programin “Mbarështim pyjesh”.

 Rritjen më të vogël e kanë pasur tarifat e Universitetit të Tiranës në degët ekonomik (37%), shkenca sociale (30.5%) dhe drejtësi (30.5%).

Lexo artikullin me vlerat e plota në: Open Data Albania

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028536796569824
array(1) { ["section"]=> string(110) "ja-sa-jane-rritur-tarifat-e-shkollimit-te-sistemit-bachelor-nga-vitet-2010-2016-ne-universitetet-publike-59975" }