Ja sa kontata me njësitë vendore janë fituar nga subjektet që drejtohen nga femrat (RENDITJA)

Publikuar tek: ekonomi, më 19:39 08-03-2017 Ja sa kontata me njësitë vendore janë fituar nga subjektet që drejtohen nga femrat (RENDITJA)

Sipas hulumtimeve të “Open Data Albania’ , gjatë periudhës korrik 2015 deri 31 janar 2016, bashkitë në vend kanë përfunduar gjithsej 4820 tender të finalizuar me shpallje fituesi, por subjektet nën pronësi të femrave janë fituese në 256 kontrata ose në 5% të totalit .

Fondi Limit në prokurim ka qenë 26.4 miliard lekë. Ndërsa Vlera e Ofertave Fituese (kontratave) është 22.8 miliard lekë.

Subjektet e biznesit ku kemi pronësi femër (mazhoritar apo bashkëpronësi) është vetëm 731.6 milion lekë. Në përqindje vetëm, 3.2 % e vlerës totale të kontratave (oferta fituese) janë lidhur me subjekte ekonomike femra.

Eficensa e tenderimit është diferenca mes vlerës limit të tenderave me vlerën e ofertës që është shpallur fituese. Sa më e madhe kjo diferencë aq më shumë konkurrencë të rregullt dhe eficensë buxhetore ka procesi. Tek Kontratat e fituara nga Bizneset Femra diferencë është 17% e totalit, ndërsa për kontratat e fituara nga bizneset në tërësi është 13.5 %. Kjo tregon që në tendera ku fitojnë gratë gara është më me shumë konkurrencë dhe paraqitet edhe më e vështirë. Njëkohësisht eficensa buxhetore është më e lartë.

Eficensa_e_Tenderimit_me_njesi_te_qeverisjes_vendore.jpg

Sipas Vlerës së Kontratës është bashkia Cërrik e cila mban vendin e parë për vlerë kontratash lidhur me subjekte në pronësi Femër. Elbasani pason duke zënë vendin e dytë dhe Tirana me Vlorën janë më poshtë në renditje.

Këtu janë vetëm kontratat e lidhura nga kompanitë pa qenë pjesë e ndonjë bashkimi operatorësh.

Bashkia Cërrik mban vendin e parë edhe për peshën e kontratave me subjekt nën pronësi femër, kundrejt totalit të kontratave të kësaj bashkie. E dyta është bashkia e Pukës dhe më pas renditen bashkitë Kuçovë, Dropull dhe Mirditë.

Sipas numrit, Bashkia që ka numrin më të madh të kontratave me subjekte nën pronësi femra është bashkia Shkodër me 25 kontrata të tilla. Këto kontrata janë relativisht të vogla në vlerë. Pas Shkodrës renditet Tiranë, Vlora dhe Elbasani.

17201186_10211830541740149_4118519819260818702_n.jpg

Bashkitë Fushë Arrëz, Tepelenë, Mat, Polican, Bulqizë, Librazhd, Libohovë, Devoll nuk kanë asnjë kontratë të lidhur me subjekte biznesi të kanë pronar femër.

Nga totali i kompanive që kanë fituar kontrata me bashkitë për periudhën në fjalë, subjekte që janë në pronësi vetëm të femrave janë 101, subjekte në pronësi të përbashkët meshkuj- femra janë 35 subjekte, ndërsa subjekte në pronësi të meshkujve por që administrohen nga femra janë 8 subjekte. Në total, janë 144 subjekte që drejtohen apo zotërohen nga femra, që kanë lidhur kontrata të ndryshme me bashkitë.

Nga subjektet me pronësi femër, ose të paktën një femër, 61 prej tyre, ose 44.85% janë të regjistruara si persona fizikë dhe 55.15% si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. Ndryshe është për subjektet meshkuj, ku vetëm 32% e tyre janë persona fizikë. Pesha e lartë e bizneseve të drejtuara nga femrat, që janë persona fizikë, nënkupton që përgjithësisht kemi të bëjmë me subjekte të vogla, që rrjedhimisht punojnë me kontrata jo të mëdha, ndryshe nga meshkujt.

Nga 102 Shoqëri Biznesi të cilat janë në pronësi të Bashkive (plotësisht apo pjesërisht),  vetëm 4 ndër 107 administrator janë gra. Pesha në përqindje më pak se 4%.

17156340_10211830545100233_5883617260042445890_n.jpg

Të dhënat për shoqëri biznesi kontraktore të bashkive si dhe bashkwaksionere me bashki do të publikohen në një web-platformë me të dhëna të mirë strukturuara me titull shoqëribiznesi.al ose opencorporates.al /Newsbomb.al/ 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029592037200928
array(1) { ["section"]=> string(97) "ja-sa-kontata-me-njesite-vendore-jane-fituar-nga-subjektet-qe-drejtohen-nga-femrat-renditja-71233" }