Tyson Fury është shpallur kampion i ri i botës në kategorinë e rendë pasi mposhti pas 12 raundeve Wladimir Klitschkon, që për këtë të fundit ishte humbja e parë pas 11 viteve.
Nga kjo fitore, Fury ka përfituar një shumë të konsiderueshme parash. Sipas mediave britanike plotë 5.6 milionë euro është shifra që kampioni i ri i botës ka arkëtuar nga kjo përballje.
Sa i përket vlerës së përgjithshme të kësaj ndeshjeje, besohet se ajo ka kapur shifrën e 86 milionë eurove.
Lexo edhe: Fury, “mbreti” i ri i peshavë të rënda, thyhet Klitschko