Ja sa rriten taksat e Bashkisë, shtohen 80% dhe për familjet (Tabelat)

Publikuar tek: ekonomi, më 19:50 29-02-2016 Ja sa rriten taksat e Bashkisë, shtohen 80% dhe për familjet (Tabelat)

Një familje që ka një shtëpi 100 metra katror do të paguajë 11800 lekë taksa për bashkinë Tiranë në vit, nga 7000 lekë që paguante më parë…

Dyfishim i tarifës së pastrimit, 10-fishim i taksës së zënies së hapësirës, taksë e re 2500 lekë për tavolinat, rritje rreth 50% e taksës mbi ndërtesën, taksë e re për truallin prej 20 lekë për metër katror janë disa nga ndryshimet kryesore të taksave dhe tarifave të Bashkisë Tiranë nga 1 janari 2016.

Duke qenë se në bazë të ligjit për taksat vendore, bashkia nuk ka të drejtë të ulë taksat me më shumë se 30% dhe ti rrisë me më shumë se 10%, ato që kanë ndryshuar ndjeshëm janë tarifat me dyfishim deri në 10 fishim. Zef Preci, ekspert i ekonomisë thotë se ndërsa taksat janë për qëllime rishpërndarje, tarifat janë për mbulim kostosh të shërbimeve dhe jo për të siguruar të ardhura shtesë.

Dyfishohen tarifat e pastrimit

Bizneset e mesme dhe të mëdha do të përballen me fatura të dyfishuara për tarifat e pastrimit. Deri tani, sipas kategorive, bizneset e mesme paguanin nga 15 mijë -150 mijë lekë në vit, në varësi të llojit të biznesit, ndërsa nga 1 janari do të paguajnë nga 30 mije-300 mijë lekë në vit, sërish në varësi të kategorisë (shiko tabelën e plotë në fund). Për bizneset e mëdha tarifat janë rritur nga 25 mijë-225 mijë në vit në 2015-n në 50 mijë-450 mijë lekë në vit në 2016-n.

Nuk ndryshon panorama as për bizneset e fushës së shërbimit. Sallonet e bukurisë, hotelet, shtëpitë botuese, komplekset sportive, institucionet jo publike të edukimit do t’u dyfishohet kjo tarifë. Edhe profesionet e lira do të kenë të njëjtin fat për këtë tarifë, pagesa e të cilës ka pësuar dyfishim.

Tarifa e zënies së hapësirës është mëse 10 fishuar nga 120 lekë në 1500 lekë për metër katror dhe bizneseve kanë filluar t’u shtojnë tashmë faturat e çmendura, që arrijnë deri në 30% të xhiros së një subjekti.

Edhe taksa e tabelës ka ndryshuar në mënyrën e matjes. Më parë, tabelat identifikuese ishin 120 lekë në vit, për mbi 2 metra katror taksa e tabelës bëhet 45 mijë lekë për metër katror. Taksa për tabelën elektronike është dyfishuar në 90 mijë lekë për metër katror, ndërsa tabelat e reklamave kanë mbetur 45 mijë lekë për metër katror.

Taksa mbi ndërtesën është rritur me rreth 50%.

Edhe për familjet, taksat rriten deri në 80%

Një familje do të paguajë taksën mbi ndërtesën me 100 lekë për metër katror nga 70 lekë për metër katror që ishte më parë. Përveç kësaj do të paguajë dhe një taksë për arsimin prej 1800 lekë në vit. Psh një familje që ka një shtëpi 100 metra katror do të paguajë 11800 lekë taksa për bashkinë Tiranë në vit, nga 7000 lekë që paguante më parë.

Familjet që kanë në zotërim një oborr do të paguajnë dhe taksë mbi truallin prej 20 lekë për metër katror. Një familje, me një shtepi 100 metra katror dhe 50 metra truall do të paguajë 12,800 lekë në vit (përfshirë dhe taksën e arsimit), 83% më shumë se një vit më parë.

Deri në vitin 2011 familjet paguanin dhe taksë gjelbëri, që u hoq atë vit. / www.monitor.al /

Më poshtë tabela me taksat e plota dhe krahasimin me vitin e mëparashëm:

tabela-web.png

taksat-pasuri-e-patundshme.png

familjet.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.045889139175415
array(1) { ["section"]=> string(72) "ja-sa-rriten-taksat-e-bashkise-shtohen-80-dhe-per-familjet-tabelat-33850" }