Ministria e Arsimit bën me dije se zëvendësimi i orëve të humbura do të fillojë në muajin mars dhe nuk do të realizohet të shtunave, sikundër është përfolur por gjatë ditëve të javës.
“Nxënësit e arsimit fillor do të zëvendësojnë 2- 3 orë, ndërsa nxënësit e arsimit 9-vjeçar do të zëvendësojnë 3-4 orë sipas një kalendari që do të hartohet nga drejtoritë arsimore”, është shprehur Zamira Gjini, drejtoreshë e Arsimit Parauniversitar.
Sipas Gjinit, drejtoritë do menaxhojnë sittuatën me sukses dhe e gjitha është duke u monitoruar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndaj sipas saj s’ka asgjë për t’u shqetësuar.
Edhë zëvendësministrja Nora Malaj beson se nuk ka asnjë problem pasi siç u shpreh ajo, kjo nuk është situata e parë e menaxhuar nga MAS.