Çifti aktual presidencial janë martuar në kohën kur askush nuk i njihte, në kohën kur ishin thjeshtë dy të rinj.
Presidenti Bujar Nishani dhe Zonja e Parë Odeta Nishani janë martuar në vitin 1994.
Odeta u martua një vit pas diplomimit në Universitetin Politeknik të Tiranës ndërsa Bujar Nishani ishte diplomuar në Akademinë Ushtarake “Skandërbej” 6 vite më parë.
Ata janë të martuar prej 22 vitesh dhe martesa e tyre është kurorëzuar me dy fëmijë, djali Ersi dhe vajza Fiona.