Ja si humbën 26 dokumente të cilësuara “sekret shtetëror” në Ministrinë e Brendshme. Zbulohet përmbajtja

Publikuar tek: aktualitet, më 19:32 10-04-2017 Ja si humbën 26 dokumente të cilësuara “sekret shtetëror” në Ministrinë e Brendshme. Zbulohet përmbajtja

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal në lidhje me humbjen e 26 dokumenteve konfidenciale nga zyrat e policisë së shtetit muajin e kaluar.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë muajit mars 2017 por po verifikohet mundësia që dokumentet të kenë humbur edhe më parë.

Ajo çka është e sigurt sipas hetuesve është fakti se humbja e dokumenteve është konstatuar pas datës 20 mars 2017, kohë kur menjëherë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka bërë kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës, shkruan Panorama.

Prokuroria ka kryer rikualifikimin e veprës dhe ka vendosur regjistrimin e procedimit për akuzën “Humbja e dokumenteve sekrete”, parashikuar nga neni 296 i Kodit Penal.

Sipas neni : “Humbja e dokumenteve apo materialeve të tjera që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga personi që i janë besuar për ruajtje apo për përdorim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Burime të hetimit kanë thënë se dokumentet e humbura, sipas kallëzimit të bërë nga SHCBA janë raporte vëzhgimi apo informimi për personazhe të ndryshme edhe brenda radhëve të policisë.

“Nuk bëhet fjalë për dokumente sekrete, por për shkresa që kanë karakter konfidencial në nivelin e klasifikimit”, kanë bërë me dije burimet nga hetimi.

Kallëzimi i SHÇBA dhe nisja e hetimeve nga prokuroria e Tiranës, kanë ndodhur para se ky rast të denoncohej në Facebook nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkodër, gjendet një trup i pajetë pranë lumit Buna
Çfarë kishte brenda qeses që u gjet e braktisur pranë vendit ku u vra Artan Cuku »
Article Logic
Execution time: 0.011188983917236
array(1) { ["section"]=> string(107) "ja-si-humben-26-dokumente-te-cilesuara-sekret-shteteror-ne-ministrine-e-brendshme-zbulohet-permbajtja-74736" }