Pasi Kastriot Myftaraj i dorëzoi Prokurorisë së Tiranës një kallëzim penal ndaj Ismail Morinaj, i njohur ndryshe si Ballist Morina, për shkak të dronit që ai lëshoi në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, ka reaguar edhe i riu Morina përmes një statusi në rrjetin social.
Duket se Morina ka vendosur të ruajë qetësinë dhe t’i përgjigjet me patriotizëm padisë së Myftarajt.
“Por Shqipëria do të rrojë
Për të për të luftojmë ne ...” , ka shkruar i riu Morina këto vargje shkëputur nga Himni Kombëtar, të cilin e ka shoqëruar edhe me një foto të flamurin kuq e zi .