Ja si urojnë vipat shqiptarë për barazimin e Kombëtares, disa nuk i përmbajnë dot emocionet

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:27 04-09-2015 Ja si urojnë vipat shqiptarë për barazimin e Kombëtares, disa nuk i përmbajnë dot emocionet Foto e postuar nga kryeministri Edi Rama në facebook

I gjithë kombi shqiptar i ka pasur sot sytë nga Kopenhagenin, aty ku Kombëtarja jonë luante një ndeshje të rëndësishme kundër Danimarkës. Ndonëse, kemi arritur vetëm një barazim pa gola, pika e rrëmbyer në stadiumin “Parken”, i siguroi Shqipërisë për herë të parë në histori play-off’in e Kampionatit Europian dhe tani skuadra luan e qetë në garën për dy vendet e para.

Për këtë arsye, të shumtë kanë qenë edhe reagimet nga personazhet publikë shqiptarë. Politikanë, gazetarë dhe këngëtarë kanë uruar Kombëtaren për rezultatin pozitiv të arritur.

Më poshtë disa nga reagimet e tyre:

Kryeministri Edi Rama: Suuuuuuupeeeer! Shpirti i sakrificës kuqezi bëri histori jemi në playoff me siguri po ëndrra vazhdon ‪#‎ForcaShqipëria

Deputeti Pandeli Majko: I lumtë kombëtares sonë! Na ndriçoi natën dhe shkruajti një histori të bukur për futbollin! Bravo Berisha! (portieri kombëtares)....

Deputeti Sali Berisha: Miq, ky barazim në fushën e vikingve ishte fitore për ne. Berisha ishte i jashtëzakonshëm dhe ekipi ishte shkëlqyer! Urimet më të përzemërta kombëtares tonë, kapitenit, trajnierit dhe shpëtimtarit Berisha! Urimeeee!!!

Deputeti Erion Braçe: Deri tani të pathyshëm. Franca? Jemi në rrugë, beteja vazhdon.

Deputetja Majlinda Bregu: Kokë me kokë.

Kreu i FRD-së, Bamir Topi: Sonte djemtë e ekipit tonë Kombëtar na dhuruan një mbrëmje emocionesh dhe krenarie! Urime për rezultatin dhe suksese më tej!

Prezantuesja Marina Vjollca: Shqipëri të dua.

Këngëtarja Aurela Gaçe: Aaaaaaaa aaaaaaaa o çfarë emocioni. Uaaaa kjo ishte mrekulli.

Lexo edhe:

Shqipëria e De Biasit merr 1 pikë në Danimarkë dhe bën historinë, zyrtarisht në play-off

Cana 5 minuta pas përfundmit të ndeshjes urdhër skuadrës: Hani bukë dhe flini gjumë, nesër në mëngjes në stërvitje

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014308929443359
array(1) { ["section"]=> string(96) "ja-si-urojne-vipat-shqiptare-per-barazimin-e-kombetares-disa-nuk-i-permbajne-dot-emocionet-19988" }