Ja si zhvaten tregtarët shqiptarë, një kasë që kushton 100 euro, në Shqipëri shitet mbi 400 euro

Publikuar tek: ekonomi, më 18:46 03-09-2015 Ja si zhvaten tregtarët shqiptarë, një kasë që kushton 100 euro, në Shqipëri shitet mbi 400 euro

Qeveria ka nisur aksionin kundër “informalitetit” në ekonomi, ndërsa pajisja me kasë fiskale dhe dhënia e kuponit tatimor janë në qendër të këtij aksioni.

Megjithatë, çmimi i lartë i kasave fiskale është një problem i vjetër që ende nuk ka marrë zgjidhje nga strukturat shtetërore. Për një kasë që kushton deri në 116 euro në internet, tregtarët shqiptarë duhet të paguajnë nga 400 deri në 800 euro, pa llogaritur koston e lartë të mirëmbajtjes.

Për shumë biznese të vogla ky çmim i lartë i kasave fiskale është i papërballueshëm.

Vetë deputetët e Partisë Socialiste, përpara se të vinin në pushtet, kanë akuzuar qeverinë e ish-kryeministrit Sali Berisha për monopolizim të tregut të kasave fiskale, çka ndikonte në çmimin e lartë të tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039411067962646
array(1) { ["section"]=> string(100) "ja-si-zhvaten-tregtaret-shqiptare-nje-kase-qe-kushton-100-euro-ne-shqiperi-shitet-mbi-400-euro-19894" }