Ja tre gjyqtarët që dhanë vendimin, Italia ka qenë deçisive në votën pro Shqipërisë, kundër Serbisë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:18 10-07-2015 Ja tre gjyqtarët që dhanë vendimin, Italia ka qenë deçisive në votën pro Shqipërisë, kundër Serbisë Tre gjyqtaret qe gjykuan ndeshjen mes Serbise dhe Shqiperise ne Lozane

Kush janë tre gjyqtarët që dhanë sot vendimin në favor të Shqipërisë për ndeshjen me Serbinë? Ata janë tre: Trupi gjykues kishte president Massimo Coccia, Italian, një gjyqtar i emëruar nga vete CAS, Gjykata e Lozanës për Arbitrazhin sportiv. 

Një tjetër gjyqtar, është avokat, dhe është i zgjedhur nga pala shqiptare që ankimoi vendimin e Uefa. Ai është anglezi Philippe Sands QC. Sipas rregullores, CAS ka një listë gjyqtarësh dhe pala që ankimon vendimin e UEFA ka të drejtë të zgjedhë njërin prej tyre. Shqipëria vendosi të zgjedhë anglezin Philippe Sands.

“Kemi qenë të bindur në korrektesën e gjyqtarëve anglezë, në faktin që ata janë me të drejtën. Dhe ne ishim të bindur që kishim të drejtë” thotë për newsbomb.al një nga njerëzit që është marrë me procesin e gjyqit të Shqipërisë kundër Serbisë në Lozanë.

Gjyqtarin e tretë e vendos vetë Uefa, e cila në këtë rast është pala e paditur. Si pala shqiptare që ishte Shqipëria, që zgjodhi gjyqtarin e vet, edhe Uefa ka zgjedhur gjyqtarin e saj. Dhe ai ka qenë gjermani Martin Schimke.

Por si është votuar?

Në Tiranë, vendimi i zbardhur ka ardhur me firmat e të tre gjyqtarëve. Por, atje nuk funksionon si në Shqipëri. Mund të ketë ndodhur që një nga gjyqtarët të ketë votuar kundër, dhe prapë e firmos vendimin, pa shprehur oponencën.

Mund të supozohet se gjyqtari i vendosur nga Uefa, Martin Schimke, ka votuar kundër Shqipërisë edhe për faktin se duhet të mbronte Uefa-n që e zgjodhi në këtë detyrë. Por askush nuk e di në Shqipëri, nëse gjyqtari që zgjodhi Shqipëria, pra Anglezi Philippe Sands ka votuar pro ose kundër.

Megjithatë, zërat janë se kanë votuar të tre gjyqtarët pro.

Madje, mendohet se edhe gjyqtari gjerman i UEFA ka votuar pro dhënies së tre pikëve Shqipërisë. Me humor thuhet se kjo ka ndodhur pasi Rama takoi kancelaren Merkel. Por ndërkaq, Merkel, një ditë pasi takoi Ramën, shkoi edhe në Serbi. Dhe këtë shanc mund ta kishin edhe Serbet dhe kryeministri Aleksandër Vuçiç. E pse duhet të mendohet se në këtë duel me kancelaren gjermane, mes Shqipërisë dhe Serbisë e ka fituar Shqipëria?

Gjithsesi, pavarësisht hipotezave që po hidhen një gjë është e qartë: vota më e paqartë ka qenë ajo e presidentit të trupit gjykues Massimo Coccia. Italiani, dukshëm, dhe pa asnjë dyshim ka votuar në favor të tre pikëve për Shqipërinë. Nuk dihet nëse ka pasur marrëdhënie diplomatike që janë përfshirë në këtë vendim, siç shkruajnë mediat serbe, apo lobim më të fortë nga ana e Shqiptarëve. Ajo që është e qartë, është se Italia, është kthyer në anën e shqiptarëve për një ndeshje futbolli. 

Skedat e tre gjyqtarëve të Arbitrazhit:

President:  Massimo Coccia

Partner në firmën ligjore “Coccia De Angelis & Associati Pardo”. Puna e tij është e fokusuar në ligjin e sportit dhe atë komercial, si në nivel kombëtar por mbi të gjitha në atë ndërkombëtar. Ai ka një përvojë të konsiderueshme në fushën e arbitrazhit dhe është nominuar shpesh si këshilltar ose arbitër në gjykatat italiane dhe ato ndërkombëtare.

Gjyqtar: Philippe Sands QC

Është një profesor anglo-francez i ligjit ndërkombëtar në Universitetin e Londrës. Ai ka botuar disa libra ku akuzon edhe ish-presidentin George ë. Bush si dhe ish-kryeministrin Tony Blair për luftën në Irak. Ai është antar i Gjykatë Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv “CAS”.

Gjyqtar: Martin Schimke

Është një këshillëtar dhe antar i firmës “Sports Group”. Ai rekomandohet në Gjermani si një ndër juristët më të mirë në fushën e drejtësisë sportive. Në vitin 2009 ai është emëruar si një nga 20 juristët me më shumë ndikim në botë. Ai është anëtar i Komitetit Ligjr dhe atij Anti-Doping Gjerman.

/Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Premtoi 1 milion euro për fitoren e Shqipërisë, a do e mbaj premtimin biznesmeni kosovar?
Ismail Morina tregon si e futi dronin në stadiumin e Beogradit (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.013301134109497
array(1) { ["section"]=> string(103) "ja-tre-gjyqtaret-qe-dhane-vendimin-italia-ka-qene-decisive-ne-voten-pro-shqiperise-kunder-serbise-15831" }