'Ja vdekja që na shesin kompanitë e karburanteve! (Në vend të një letre për kryeministrin Rama)'

Publikuar tek: aktualitet, më 07:50 14-08-2019 'Ja vdekja që na shesin kompanitë e karburanteve! (Në vend të një letre për kryeministrin Rama)'

Gazetari Mentor Kikia ka publikuar disa foto të rënda dhe ka ngritur alarmin e naftës jocilësore në Shqipëri.

Në fotot e publikuara në Facebook, shihet blozë dhe baltë e zezë që është nxjerrë nga saboratori i një makine të sapohapur për kontroll.

Kikia ngre alarmin se kjo naftë që shitet në treg po vret njerëzit, pasi i gjithë tymi që thithim naq shkon në mushkëri

"Mijëra tonelata naftë vergine, e Ballshit, që duhej të shkonte jashtë për përpunim, na është shitur këtu, si naftë importi, duke u përzjerë në çisterna. Një kastë njerëzish janë pasuruar deri në paimagjinatë, duke na zhvatur jo vetëm paratë por edhe shëndetin", shkruan Kikia ndër të tjera.

Komenti i plotë i Mentor Kikias:

Kësaj makine sapo i janë zbërthyer mushkëritë në një ofiçinë në Tiranë. Blozë dhe baltë të zezë, që ka ardhur si pasojë e karburantit skandaloz që kompanitë na shesin çdo ditë. Një litër nga kjo gjëja, që vetëm karburant nuk quhet, sot kushton 180 Lekë. Kostoja e shërbimit të makinës nuk llogaritet. Po kostoja e shëndetit tonë? 

Sa prej kësaj bloze ne e kemi thithur dhe e kemi në gjak? Çfarë ka patur brenda ky karburant? Me çfarë kurajoje këta kriminelë na shesin të tillë llumra, duke na shkatërruar jetën? Dhe pale, edhe të padisin në gjykatë, kur i quan abuzues. 
Unë e mirëprita dhe e përshëndeta publikisht deklaratën e ministres Balluku, kur tha se do të kontrollojmë tashmë edhe informalitetin cilësor të karburanteve dhe jo vetëm evazionin fiskal të kompanive.
Dhe shpresoj shumë që kjo të ndodhë tashmë, ndaj dhe po ju jap një provë të fortë të maskaradës që ndodh në këtë treg ujqërish të pamëshirshëm. 
Mijëra tonelata naftë vergine, e Ballshit, që duhej të shkonte jashtë për përpunim, na është shitur këtu, si naftë importi, duke u përzjerë në çisterna. Një kastë njerëzish janë pasuruar deri në paimagjinatë, duke na zhvatur jo vetëm paratë por edhe shëndetin. 
Ky nuk është vetëm një krim financiar. Kjo është vrasje!

68411342_2411633629091032_2694569744576544768_o.jpg

67907915_2411633715757690_2265177210883145728_n.jpg

68275019_2411634132424315_6327778405278285824_n.jpg

68251140_2411634015757660_6688791305817948160_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022333860397339
array(1) { ["section"]=> string(98) "ja-vdekja-qe-na-shesin-kompanite-e-karburanteve-ne-vend-te-nje-letre-per-kryeministrin-rama-175275" }