Më pak se një minutë ka zgjatur rrëmbimi i i Enver Stafukës, nga persona të cilët ishin maskuar si policë.
Ngjarja ka ndodhur më 8 shkurt në orën 19:46, në momentin kur Stafuka i është drejtuar automjetit të tij të parkuar në qendër të Fushë Krujës.
Tre persona i janë afruar 48 vjeçarit dhe i kanë vendosur prangat, më pas ka ardhur një automjet tjetër ku e kanë future Stafukën me forcë brenda tij dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Emri i Enver Stafukës është bërë i njohur për policinë shqiptare pasi ai është ndaluar në maj të vitit 2013, si i dyshuari për vjedhjen e makinës me të cilën e vra kryekomisar Dritan Lamaj, por më pas u la i lirë.