Një vonesë e vogël në sjelljen e sanduiçit i ka kushtuar shumë stjuardesës në fluturimin Gjenevë-Prishtinë. Ajo ka marrë një grusht në fytyrë nga udhëtari, i cili ishte shumë i nevrikosur. Për këtë incident avioni bëri ulje të detyruar.
Klan Kosova ka sjellë edhe videon e momentit të arrestimit të shqiptarit nga Kosova. Në video duket edhe stjuardesa e goditur.
Sipas dëshmitareve ai e ka goditur stjuardesën, vetëm për sanduiçin. Pasagjerë të tjerë kanë ndërhyrë për të ndaluar dhunën e shtetasit kosovar. Si pasojë pilot ii avionit ka bërë një ulje emergjente në Romë, duke ndërprerë rrugën në gjysmë.
Sulmin e ka konfirmuar kompania “EasyJet” që ka thënë se stjuardesa ka marrë lëndime dhe i janë thyer syzet. Kosovari është arrestuar në Aeroportin e Romës, por pasi është dëgjuar nga Policia është liruar.Easy Jet ka dërguar një tjetër aeroplan nga Baseli për t’i marrë 180 udhëtarët të cilët kanë mbërritur në Prishtinë pak para orës 20:00.