Jaeld Çela i akuzuar për lidhje me Habilajt, nga arratia kërkon mbylljen e hetimeve

Publikuar tek: barometri, më 07:09 17-09-2018 Jaeld Çela i akuzuar për lidhje me Habilajt, nga arratia kërkon mbylljen e hetimeve

Ish-shefi i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela kërkon mbylljen e hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ndaj tij.

 

Përmes avokatit të tij mbrojtës, Çela ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për zgjatjen e hetimeve me tre muaj të tjerë.

Jaed Çela është shpallur në kërkim pasi ndaj tij është dhënë masa e sigurisë arrest me burg.

Gjykata për Krimet e Rënda zgjati hetimin ndaj ish-kreut të Policisë së Vlorës Jaeld Çela dhe ish-shefin e hetimit të narkotikëve, Gjergji Kohila deri më 20 nëntor 2018 në ditët e para të shtatorit.

Së bashku me ish-zyrtarin tjetër të Policisë së Vlorës, Sokol Bode, ata akuzohen për lidhje me grupin e trafikut të drogës drejt Italisë, Habilajt.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022843837738037
array(1) { ["section"]=> string(89) "jaeld-cela-i-akuzuar-per-lidhje-me-habilajt-nga-arratia-kerkon-mbylljen-e-hetimeve-134589" }