Jahjaga për deklaratën e Ramës: BE bashkon të gjitha vendet e Ballkanit

Publikuar tek: aktualitet, më 13:00 11-04-2015 Jahjaga për deklaratën e Ramës: BE bashkon të gjitha vendet e Ballkanit Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka reaguar në lidhje me deklaratën e Kryeminsitrit të Shqipërisë Edi Rama duke u shprehur se vendi që bashkon Kosovën me Shqipërinë është BE-ja dhe se që të gjithë duhet të kontribuojnë për integrimin në BE.

“E ardhmja e vendeve të rajonit është drejt integrimit në BE-së. Ne kemi shumë për të mësuar nga njëri tjetri në mënyrë që të kontribuojmë në agjendën e përbashkët për integrimin drejt BE-së. BE është e vetmja agjendë që bashkon në një të vetme të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha presidentja e Kosovës në TV ART Tetovo.

Ajo ka theksuar rëndësinë e integrimit evropian për Kosovën si të gjitha shtetet e tjera të pavarura.

“Sot jetojmë në kohën e integrimeve dhe prandaj integrimet evropiane janë qëllimi dhe alternativë e të gjitha shteteve të Ballkanit. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe si çdo shtet tjetër ne në rajon synon integrimin evropian dhe punon në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE", ka shtuar Jahjaga.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohen Ferid Toska e Skënder Driza në Morinë, ishin në kërkim ndërkombëtar
Avokati Gjokutaj: Tenderi që akuzohet Mziu nuk është realizuar asnjëherë, do apelojmë vendimin »
Article Logic
Execution time: 0.011311054229736
array(1) { ["section"]=> string(75) "jahjaga-per-deklaraten-e-rames-be-bashkon-te-gjitha-vendet-e-ballkanit-8441" }