Jahti gjigand ‘Reja e Argjendtë’ nis turin rreth globit, kalon edhe në Shqipëri

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:12 14-03-2019 Jahti gjigand ‘Reja e Argjendtë’ nis turin rreth globit, kalon edhe në Shqipëri Jahti gjigand 'Reja e Argjendte' qe do te beje ekspediten deri ne vitin 2021

Nga data 15 mars jahti gjigand ‘Reja e Argjendtë’  nis ekspeditën e gjatë deri në vitin 2021 në një tur të madh botëror.

Njëkohësisht janë publikuar edhe 107 destinacionet e këtij turi botëror që do të ndërmarrë jahti gjigand ‘Reja e Argjendtë’ nga nesër deri në vitin 2021, transmeton newsbomb.al.

Ekspedita do të lidhë një gamë të paprecedentë më parë përsa i përket eksperiencës së udhëtimeve të gjata.

Në Antarktidë, turistët e jahtit nga e gjithë bota do të eksplorojnë kontinentin e ngrirë, duke patur ulje në tokë dhe duke parë peisazhet e pabesueshme dhe llojet e rralla të specieve të egra polare.

Gjatë kalimit në Oqeanin Paqësor, turi parashikon që të ndalojë te Ishulli i Pashkëve ku turistët e jahtit do të kenë mundësinë të shikojnë 900 statujat e famshme të fytyrave moai, të ndërtuara gjatë shekulli 13-16. Në polinezinë franceze, turistët do të ndalojnë në ishullin më të bukur turistik në botë, në Bora-Bora,transmeton newsbomb.

Jahti ‘Reja e Argjendtë’ do të mundësojë edhe eksplorimin në ujërat e rajonit të Kimberlit pranë barrierës koralore në Australi. Turistët në bordin e jahtit do të jenë dëshmitarë të habitateve natyrale në Malajzi dhe të jetesës së orangotangëve në këtë habitat. Më pas jahti do të zhvendosë destinacionin drejt Egjiptit në kanalin e Suezit dhe më pas në Tunizi e  në zonën e Afrikës Veriore magrebiane.

Më pas do të vazhdojë eksplorimi drejt mesdheut, për të parë nga afër historitë e qytetërimeve antike greke e ilire në Greqi e Shqipëri dhe më pas destinacioni do të jetë drejt qytetërimit hispanik dhe toreadorëve në Spanjë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065631866455078
array(1) { ["section"]=> string(84) "jahti-gjigante-reja-e-argjendte-nis-turin-rreth-globit-kalon-edhe-ne-shqiperi-156465" }