Jahti i miliarderit rus furnizohet me 840 mijë litra karburant në Sarandë pa taksa, plas debati, ish-zv.ministrja e Financave: Ka të drejtë, e përcakton direktiva evropiane

Publikuar tek: aktualitet, më 11:04 29-09-2020 Jahti i miliarderit rus furnizohet me 840 mijë litra karburant në Sarandë pa taksa, plas debati, ish-zv.ministrja e Financave: Ka të drejtë, e përcakton direktiva evropiane Ilustruese

Yahti i miliarderit rus që mbërriti në portin e Sarandës dhe u furnizua aty me 840 mijë litra naftë, të cliruar nga taksat e me një cmim qesharak, 60 lekë/litër, ka shkaktuar një valë të gjërë debatesh në rrjetet sociale, për mënyrën sesi qeveria lejon këtë sasi të madhe karburanti të dalë nga Shqipëria pa u taksuar.

 

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri bën krahasimin me fermerin shqiptar. “Nëse një grup fermerësh shqiptarë blejnë të njëjtën sasi karburanti, atëherë qeveria u merr 840 mijë dollarë taksa”, shkruan Tomorri.

Në debat përfshihet edhe ish-zv.ministrja e Financave të qeverisë, Irena Beqiraj, që është shumë kritike me qeverinë aktuale, duke argumentuar se një procedurë e tillë është direktivë e BE, dhe ligji shqiptar në rastin konkret është i drejtë.

“Karburanti I blerë nga një jaht i huaj konsiderohet eksport dhe si i tillë është i përjashtuar nga taksat si cdo eksport tjetër. Edhe një jaht shqiptar që furnizohet në Itali është i përjashtuar nga taksat. Përjashtimet lidhen me transportin ndërkombëtare dhe me flamurin. Pra dhe jahtet franceze që lundrojnë 70% të udhëtimeve të tyre jashtë ujrave territoriale franceze, paguajnë 10% nga 20%. Ndërsa jahtet italiane me 60% të udhëtimeve në ujra territorial ndërkombëtare paguajnë 6.6%”, shkruan Beqiraj.

Në vijim të debatit vazhdon: Cdo produkt i blerë brenda republikës së Shqipërisë nga një blerës i vendosur jashtë Republikës së Shqipërisë, është me TVSH 0. Pasi TVSH është taksë konsumi dhe presupozohet se konsumi nuk ndodh brenda republikës së Shqipërisë. Edhe blerja e karburatit nga mjetet lundruese që nuk janë në regjistrin e flotës shqiptare, por mbajnë flamur të huaj, konsiderohen blerje mallrash që do të përdoret jashtë territorit ujor shqiptar në det të hapur, dhe si e tillë, tvsh është zero.

Në ligj përcaktohet që edhe mjetet lundruese shqiptare që do të lundrojnë jashtë ujrave territorial shqiptare për furnizimine bordit, duhet të jenë të përjashtuar nga tvsh. Cdo gjë është në përputhje të plotë dhe e bazuar në nenin 148 DE 2006/112 CE “Përjashtimet që lidhen me transportet ndërkombëtare”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011418104171753
array(1) { ["section"]=> string(175) "jahti-i-miliarderit-rus-furnizohet-me-840-mije-litra-karburant-ne-sarande-pa-taksa-plas-debati-ish-zv-ministrja-e-financave-ka-te-drejte-e-percakton-direktiva-evropiane-222073" }