Jakup Krasniqi: Haradinaj u nxitua kur dha dorëheqjen

Publikuar tek: rajon, më 23:31 15-08-2019 Jakup Krasniqi: Haradinaj u nxitua kur dha dorëheqjen Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, thotë se Ramush Haradinaj u nxitua kur dha dorëheqjen.

“Unë mendoj që është një ngutje e kryeministrit Haradinaj, tani në detyrë” tha Krasniqi, duke shtuar se “duhet të bëhet një dallim mes qeverisë së shkarkuar me mocion dhe një qeverie në dorëheqje”, ka thënë Krasniqi në T7.

'Sipas përvojës që e kemi pasur, ndoshta vetë nga Ramush Haradinaj, kur ka shkuar në Tribunalin e Hagës, pati dhënë dorëheqje, që ishte e arsyeshme. E menjëherë pas saj vendi nuk ka shkuar në zgjedhje', shton ai.

Sipas Jakup Krasniqit në dallim nga herët e tjera, këtë rradhë qeveria nuk i ka numrat në Kuvend që ta mbajë pushtetin.

'Dorëheqja e kryeministrit zakonisht nuk e dërgon vendin në zgjedhje, po kësaj radhe për shkak të numrave të ngushtë, realisht dorëheqja e kryeministrit e ka shkaktuar këtë (shkuarjen në zgjedhje” tha ai duke thënë se “nëse do të ishin numrat për një kandidat tjetër çoftë nga AAK-ja apo PDK-ja ose Nisma, që të ishte një kandidat tjetër e vendi të mos shkojë në zgjedhje, për mua do të ishte normale', tha Krasniqi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097861289978027
array(1) { ["section"]=> string(59) "jakup-krasniqi-haradinaj-u-nxitua-kur-dha-doreheqjen-175462" }