Jala “kampi i paqes”, bën bashkë të rinjtë e FRESSH-it dhe LRI-së

Publikuar tek: aktualitet, më 20:37 20-07-2017 Jala “kampi i paqes”, bën bashkë të rinjtë e FRESSH-it dhe LRI-së

Mbi 2.000 FRESSH-istë kanë ngritur atë që e quajnë “Kamp i kampionëve”, në bregdetin e jugut, konkretisht në atë të Jalës. 


As 100 metër larg “kampionëve”, kampi i LRI-së këtë vit ka një specifikë të veçantë. Ai është mikpritësi i festivalit të përvitshëm që bashkon të rinjtë socialistë nga e gjithë bota. 

Ky aktivitet bashkon edhe të rinjtë e FRESSH dhe LRI-së në ombrellën e internacionales së socialistëve të rinj, ku aderojnë si dy organizata me të drejta të plota. 

“Nuk janë rivalë, janë miq pavarësisht pozicioneve politike që mbajnë. Sot janë si dy skuadra futbolli, nesër apo pasnesër ata mund të jenë në të njëjtën skuadër sepse e tillë është jeta”, thotë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. 

Duket se qefëmbetjet dhe armiqësitë politike janë lënë largë çadrave të plazhit, duke i bashkuar të rinjtë në aktivitet pavarësisht përkrahjes së tyre politike.

Por kjo gjendje paqeje nuk do të zgjasë shumë, pasi në shtator Partia Socialiste do të fillojë qeverisjen e këtë herë Lëvizja Socialiste për Integrim duhet të bëjë opozitë të fortë.

19989671_1345437998887629_2805979944677232436_n.jpg

ushqimi-.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090770721435547
array(1) { ["section"]=> string(68) "jala-kampi-i-paqes-ben-bashke-te-rinjte-e-fressh-it-dhe-lri-se-86807" }