“Jam fajtore se ndonjëherë s’e vendos maskën”, mesazhi i ambasadores Kim: Ta luftojmë së bashku Covid-19

Publikuar tek: aktualitet, më 20:06 10-07-2020 “Jam fajtore se ndonjëherë s’e vendos maskën”, mesazhi i ambasadores Kim: Ta luftojmë së bashku Covid-19 Ambasadorja Yuri Kim

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, sa i takon pandemisë Covid-19.

“Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, por lufta kundër COVID-19 ende nuk ka mbaruar. Masat e rrepta kanë ndihmuar në kontrollin e virusit, por tani nuk është koha për t’u çlodhur”, nis mesazhin e saj Kim.

Ambasadorja amerikane fton qytetarët të sillen me përgjegjësi, duke pranuar se ndonjëherë edhe ajo vetë nuk e ka vendosur maskën, por sipas saj nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur.

“Le të bëjmë të gjithë pjesën tonë për njëri-tjetrin. Unë do të vendos maskë për ty, nëse ti do të vendosësh maskë për mua. E pranoj se ndonjëherë jam fajtore sepse nuk e kam vendosur maskën por nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur. Prandaj, kur distancimi social nuk është i mundur, le të vendosim maskat dhe ta mposhtim COVID-19 së bashku”, apelon ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009119987487793
array(1) { ["section"]=> string(107) "jam-fajtore-se-ndonjehere-s-e-vendos-masken-mesazhi-i-ambasadores-kim-ta-luftojme-se-bashku-covid-19-213474" }