'Jam hajdut, por jo vrasës', i shpëtoi atentatit mbrëmbë, çfarë i shkruante Eno Mata policisë greke për ekzekutimin e avokatit: Maradona-këmbëshpejti

Publikuar tek: aktualitet, më 09:00 27-05-2019 'Jam hajdut, por jo vrasës', i shpëtoi atentatit mbrëmbë, çfarë i shkruante Eno Mata policisë greke për ekzekutimin e avokatit: Maradona-këmbëshpejti Eno Mata

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj në hëne në fshatin Poro të Novoselës në Vlorë.

 

Dy të rinjve,  Sotiras Mëhilli, 22 vjeç dhe Eno Mata, 32 vjeç u është bërë atentat, teksa po lëviznin me motorr në fshatin e tyre.

Ndërkohë, si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vrarë 22-vjeçari Mëhilli, dhe 32-vjeçari Mata ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Sakaq, është bërë me dije se shënjestër e atentatit ka qenë Eno Mata. 32-vjeçari nuk është emër i panjohur. Ai është një prej personave më të kërkuar në Greqi.

Mata është i dyshuari i vrasjes së avokatit grek, Mihalesi Zafeiropoulos. Ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit 2017, ndërsa pak kohë pas vrasjes Mata i ka lënë një shënim policisë greke.

"Sa i përket çështjes së z.Zafeiropoulos, jemi të dy viktima. Unë di të mbaj përgjegjësinë time. Nëse do ta dija si do të shkonin punët, nuk do të bëhej kështu siç u bë. Jam hajdut, por nuk jam vrasës”- thuhet në letër, ndërsa në fund ishte shënimi “Maradona – këmbëshpejti”.

Kujtojmë se vrasja e avokatit grek ndodhi mbrëmjen e 12 tetorit në Athinë. Shqiptari Mikel Brahimaj është arrestuar si personi që qëlloi për vdekje avokatin dhe ka pranuar krimin, ndërsa Eno Mata u arratis drejt Shqipërisë pas ngjarjes.

Mata është është rritur në qytetin Arkadia në Greqi dhe ka luajtur futboll me ekipin e atij qyteti. Shokët e tij e thërrisnin “Maradona shqiptar” për shkak të aftësive të tij në futboll.

2210-1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069808959960938
array(1) { ["section"]=> string(150) "jam-hajdut-por-jo-vrases-i-shpetoi-atentatit-mbrembe-cfare-i-shkruante-eno-mata-policise-greke-per-ekzekutimin-e-avokatit-maradona-kembeshpejti-165834" }