Jam mrekulluar me Kadri Rroshin, me Makoçin u krijua një personazh si jashtë kohe, shijova udhëtimet me MIG në “Gjurmë në kaltërsi”/ Kur XHODA fliste për personazhet e veta (INTERVISTA)

Publikuar tek: kulture-art, më 20:15 16-01-2020 Jam mrekulluar me Kadri Rroshin, me Makoçin u krijua një personazh si jashtë kohe, shijova udhëtimet me MIG në “Gjurmë në kaltërsi”/ Kur XHODA fliste për personazhet e veta (INTERVISTA) Aktori Xhevdet Ferri

Që sot nuk jeton më. Por Xhevdet Ferri ka lënë personazhet dhe intervistat. Kjo është një intervistë ndër të fundit që ka dhënë nga Pogradeci në 2018, ku ai flet për personazhet e veta. E ka dhënë për gazetarin pogradecar Ilir Shyta. Rast pas rasti e film pas fimi merr në analizë rolet në filmat e veta.

Nga Ilir Shyta

A e mbani mend se si jeni ngjitur në skenën e filmit, kush ka qenë roli juaj i parë?

Roli i parë i imi daton në 1980 në filmin “Vëllezër dhe shokë”, i Dhimitër Anagnostit. Dhe unë sapo kisha përfunduar gjimnazin. Një koicidencë fatlume. Në atë kohë unë banoja në Durrës. Teatri i Durrësit shkonte në Tiranë në një festival dhe trupës i duhej një djalë I ri si puna ime për një rol episodit. Dhe Anagnostit I interesonte një djalë për një rol. Ishtë në shfaqje dhe për fatin tim të mirë ishte ulur afër drejtorit të teatrit, Nikolin Ndojës një aktor i famshëm dhe sigurisht pyet për mua. Dhe pas dy ditësh takohemi. Dhe pas testimeve të kohës, Anagnosti më besoi atë rol. Unë akoma nuk kisha vendosur se cdo të studioja. Kështu me erdhi shumë më mirë oferta. Mendoni për një djalë të ri joshja e filmit ishte e jashtëzakonshme. Ishte eksperiencë e jashtëzakonshme.

Pra Anagnosti ishte deciziv…

Nëpërmjet filmave të tij kanë hyrë shumë aktorë që pot ë kaloje shkopin e Anagnostit, karriera ishte e sigurt. Unë u kontraktova menjëherë pa përfunduar rolin te filmi I tij. Ka shumë personazhe kinematografike që kanë kaluar laboratorin e tij.

Te Gjoleka kemi një grup të mirë që u përfshimë në gjithë elementët e filmit, nga produksioni në asistim dhe një lloj delikatese ndaj personazhit. Ishte momenti që do i vinim një kurorë veprës së tij.

Në fillesa, kush ka qenë endrra juaj përveç kinemasë?

Sigurisht po ti kthehem nuk është shumë e lehtë. Në atë periudhë, njeriut nuk i lejohej të ëndërroje. E deejta e studimit, fakulteti percaktohej nga partia. Dhe numri i studentëve që përfitonin të drejta ishte shumë i vogël. Dhe unë pot ë kisha aplikuar drejtpërdsrejt ndoshta do të kisha zgjedhur, arkitekturën apo juridikun. Dhe kjo ka bërë që gjatë eksperiencës sime të kaloj në administrim, mësimdhënie, deri në politikë. Mesa duket këto shprehitë e mëvonshme duhet të kenë fjetur diku.

Kthehemi në kinema. Ju jeni ikonë sot dhe keni interpretuar me gjigandët. Psh, “Era e ngrohtë e Thellësive” me Kadri Rroshin…

Janë rastësi fatlume. Marrëhdënia me Kadriun ka qenë brilante. Paralelisht Kadriu ka qenë pedagog imi në shkollë. Mbaj mend filluam në behar dhe përfunduam në dimër. Kishte një episod që më kujtohet në dhjetor që xhirohet në bulevardin e Tiranës, që e kisha filluar që në gusht. Dhe në atë kohë që s’kishim as radio dhe ma bënin me dorë nga kamera 800 metra larg. Kisha një monolog. Dhe dy shokët e mi që shihnin mua që flisja me vete dhe isha me mëngë të shkurtra: xhoda s’qenka mirë paska rrëshqit. Dhe kur mbarova i thashë atyre: hajdeni këtu. Ata më pyetën nëse isha mirë, “ça bën o Xhode”… Dhe u thashë mirë mo jam, nuk e shihni se kam kamerat përballë?

Me Kadriun ka qenë një vit shumë i mirë. Punuam në film shumë gjatë dhe aty mrekullohesh. Eshtë një episode që ai hekuros këmishën dhe harrova që isha përballë kameras. U mrekullova me interpretimin e tij. Mos harroni se isha edhe fillestar. Distanca dukej me kilomtra të tëra.

Vjen Besa e Kuqe?

Ti i dike më mirë se unë. Si mbaj mend pas, është Fushë e Blertë, fushë e Kuqe, Hije që mbeten pas, Vendimi …Dhe vjen një ditë, Përrallë nga e kaluara, si e ka kjo…Vitet e Pritjes dhe vazhdon.

Ndalemi tek “Dhe vjen një ditë”, aty kishit rolin me bashkëshorten tuaj zonjë, Rozeta…

Aty, gjithcka të madhe e bën edhe Robert Ndrenika. Ka një shpirt human, dimension njerëzor në frymë dhe konstruktin e vetes. Këto personazhe janë skematikë. Djemtë e mirë që nuk kanë të metë. Referencë për të evidentuar negative. Dhe bëhen role të sheqerosura. Komplimenti më I mirë që kam dëgjuar për këtë rol ka qenë nga Teodor Laco që kur shikonim skenat thotë: ore ky djali ka aftësi të cuditshme: të vështirat I mbështjell me një cipë që të gëlltitet. Këto personazhe lënë gjurmë.

‘Gjurmë në kaltërsi”?

Te ky film ka një gjë shumë të bukur, kur lexova skenarin nuk doja ta bëja. Nuk doja ta prishja dorën. Doja të ruaja disa standarte. Filmi është më shumë dokymentar. Më thirrën në komitetin e shkollës, thonë c’ështe kjo që refuzon ti. Nuk shkova nja tre muaj në shkollë. Ishte hakmarrja ime. Pork am kaluar tre muaj fenomenal me pilotët. Mos harroni që deri në atë kohë s’kam hypur në avion. Në atë kohë bëra 7 fluturime. Dhe të grumbulluar bashkë aq djem të mirë, nuk I gjeje dot. E prita me padëshirë filmin dhe në fund rezultoi jo për personazhin, porn ë tërësinë e vet, në gjithë eksperiencën dhe emocionet në fluturim nuk përsëriten. Nëse do të më pyesje se cdo të bëje, atë gjë do të bëja. Unë kam qennë 19 vjec atëherë, djal I ri. Ata pilotët më thoshin: do të bëjmë të vdekur atje. Kishe fenomene plot që I provoje për herë të parë. Sfida ishte adrenalinë e jashtëzakonshme.

Të flasim per interpretimet me bashkëshorten?

Me Rozetën jemi lidhur student, kemi punuar dy tre role. Pas studimeve u martuam u bëmë prindër. Kemi bërë edhe punë të tjera bashkë. Jemi kolegë dhe njohës të mirë të njëri tjetrit. Nuk ka ndonjë avantazh se profesioni është profesion. Dhe në shfaqje teatrore kemi punuar bashkë. Kemi bërë një komedi tradhëti bashkëshortore e kështu me radhë.

Një film interesant “Hije që mbeten pas”…

Ky rezultoi një film shumë I mirë. Përtej pritshmërive. Dhe ka shëtitur shumë. Ai kishte një gjë. Që befasoi spektatorët: si ka mundësi që regjimi lejoi që të goditej korrupsioni në atë lloj niveli. Ai personazh nuk kishte ndodhur asnjëherë. Dhe jeta dhe diferenca që kanë me shtresat e tjera. Romani ka histori tjetër. Por skenari ishte ndryshe. Dhe u kthye në histori që kishte një lloj burokracie që kishte filluar të shkëputej nga inteligjenca. Për momentin, sistemi nuk atakohej…kjo lloj goditje…plus aty ka spektakël te Cimi, Reshati, Matilda…Dhe filmi u xhirua në periudhë tejet të nxehtë në Korrik, gusht….

Dialogu te amfiteatri i liqenit, çakmaku…

Në atë kohë filmi ka një detaj që është një çakmak që kompromenton. Ai hidhet si çakmak i molepsur. Në këtë kuptim…

Ishte detaji i shkuarjes së çiftit te shtëpia e re…

Më tregonte Esat Mysliu se filmi ka qenë në Kajro dhe pati një reaksion të befasishëm. Ky ndahet me të motrën në mëngjes dhe i jep një pako dhe spektatorët folën për korrupsion. Kur hapet letra shihen dy copa bukë dhe salla atje shpërtheu me të qeshura. Në Shqipëri është një gjë normale se ne niseshim me bukë me vete.

Por edhe interpretimi i Matilda Makocit mbetet i madh…

Mendoj se është një nga rolet më të mira të Matildës.

A keni një skenar në duart tuaja?

Ka një skenar, është një porduksion Italian në roman të Elvira Dones, është për “Burrneshat”. Zhvillohet në veri të vendit dhe në Itali. Jam në rolin e xhaxhait që rrit këtë burrneshë dhe në Itali më pas ajo kthehet në realitetin e vet gjinor. Është goxha personazh dhe sipas gjithë gjasave me fillimin e dëborës do nisim xhirimet.

Një njeri që bën drejtuesin. Një aktor i suksesshëm dhe sot drejton dhe një television…Ku e gjen veten?

Nuk e di. Më vonë kuptova që kam qenë I afektuar edhe nga administrimi. Vërtet kam drejtuar fakultetin e artit skenik, teatrin kombëtar, në media, në produksion, jap mësim rregullisht…është një lloj kompleksi…

Premtojnë studentët tuaj?

Gjeneratat premtojnë. Midis tyre kemi talente shumë të mirë. Mua më dëshpëron se nuk po reformojmë dot sistemin dhe tu sigurojë disa kapilarë në tregun e punës. Kemi shumë të diplomuar por sistemi I kualifikimit lë për të dëshiruar. Unë e ndjej të tillë te studentët që diplomohen. Në shkollë ata janë entuziastë kanë ambicie, por ditën që mbarojnë studimet, I rrok një dëshpërim. Dhe kjo percillet dhe te pedagogët. Dhe këtu kemi vënë dorë të gjithë, nuk e kemi bërë dot mirë sic duhet të reformohej. Kinematografia dicka më mirë sesa Teatri. Mund të flitet për film shqiptar. Kur ke personalitete dhe tituj që kanë bërë hajër në memorjen tonë dhe kompeticionin ndërkombëtar.

Keni qenë I suksesshëm dhe në politike…

Ishte një periudhë kohe e shkurtër, 96-97, kur shteti u shpërbë dhe ti kupton pse shteti ishte aq I dobët. Ajo periudhë nuk pati vazhdimësi. Ndoshta mund ta kisha dhe sdo e kisha refuzuar dhe la te unë një lloj kualifikimi në shtet dhe në administrim. Kur I prek gjërat kanë tjetër përkasje.

Ka dicka që ju ka dhembur për censurë?

Nuk më rezulton. E para, filmi në atë kohë kontrollohej shumë para bërjes. Ka ndodhur me Vëllezër dhe Shokë, dhe më vonë filmi u ndalua dhe u kërkua te rishikohej një e treta e filmit. Ne e xhiruam atë filmin dhe kopjen e parë unë nuk e di. Varianti i dytë është i dëmtuar. Nëse kam keqardhje, kam keqardhje që nuk është në publik variant i parë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072758197784424
array(1) { ["section"]=> string(185) "jam-mrekulluar-me-kadri-rroshin-me-makocin-u-krijua-nje-personazh-si-jashte-kohe-shijova-udhetimet-me-mig-ne-gjurme-ne-kaltersi-kur-xhoda-fliste-per-personazhet-e-veta-intervista-192290" }