‘Jam një hap larg arrestimit, sepse kam një histori timen që po ua rrëfej sot’, flet hapur Saimir Tahiri

Publikuar tek: politike, më 21:27 19-10-2017 ‘Jam një hap larg arrestimit, sepse kam një histori timen që po ua rrëfej sot’, flet hapur Saimir Tahiri

I fruar në “Opinion”, ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka thënë se është një hap pranë arrestimit për të vetmen arsye se ka një histori personale të cilën do e rrëfejë për të gjithë shqiptarët.

Tahiri i është përgjigjur dhe pyetjeve të gazetarëve, teksa ka thënë se me Habilajt nuk ka asnjë lidhje përveç shitjes së makinës së tij.

A keni të fshehta zoti Tahiri?

Unë kam bërë detyrën time. Unë e kisha shuëm kollaj të bëja miq në politikë, Sot kam më shumë armiq. Unë mund t’i bëja ndere kujt do, por nuk i kam bërë dhe sot nuk i kam miq por i kam armiq. Unë mund të kisha zgjedhur të kisha shok Ilir Metën, por sot nuk e kam në krah, kam zgjedhur ta kem përballë.

Unë nuk e kam zgjehdhur kurrë këtë rrugë. Ashtu siç nuk e kam zgjedhur kurrë të marr pronarët e mediave në televizion dhe t’i kërkoj të ndryshojnë një lajm. Është kjo arsyeja pse unë sot dukem i vetëm.

A ka në PS persona që ju sulmojnë?

Jeta ime në Partinë Socialiste nuk është rritur kurrë mbi pëlqimet personale, por mbi kontributin tim. Unë i kam kolegë, pavarësisht në më kanë shokë apo jo...

Kemi ardhur në këtë ditë sot sepse unë kam një histori timen të cilën duhet ta rrëfej, dhe pse unë sot jam një hap lagr arrestimit nga prokuroria. Unë këto nuk i besoja por duhet të bëj këtë rrëfim para shqiptarëve siç do ta bëj edhe përpara prokurorisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041336059570312
array(1) { ["section"]=> string(106) "jam-nje-hap-larg-arrestimit-sepse-kam-nje-histori-timen-qe-po-ua-rrefej-sot-flet-hapur-saimir-tahiri-96504" }