'Jam rehabilituar dhe do punësohem...' I dënuar me burg përjetë, ZANI ÇAUSHI drejt LIRIMIT?

Publikuar tek: aktualitet, më 14:42 13-07-2020 'Jam rehabilituar dhe do punësohem...' I dënuar me burg përjetë, ZANI ÇAUSHI drejt LIRIMIT? Zani Çaushi

Ish- kreu i bandës së Vlorës, Zani Çaushi kërkon lirimin me kusht.

Aktualisht ai po vuan dënimin në Burgun e Drenovës dhe është dënuar me burg përjetë mirëpo, kërkon të lerë qelinë.

Më datë 17 korrik, Zani Çaushi do të paraqesë në seancë provat mbi të cilat mbështet kërkesën e tij.

“Jam rehabilituar, kam fëmijë të mitur dhe do të punësohem nëse më lirojnë”.

Janë këto disa nga pretendimet e Myrteza (Zani) Çaushit i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për një sërë krimesh të kryera në vitin famëkeq 1997. Çaushi është martuar në burg me kushërirën e krahut të djathtë të tij dhe me të ka bërë edhe fëmijë.

MË SHUMË PËR ZANI ÇAUSHIN:

Shqipëria ndodhej në prag të një lufte civile. Rënia e firmave piramidale, solli një kaos të madh financiar e social, që degjeneroi deri në shpërthimin e depove të municioneve të ushtrisë e për pasojë çoi në armatosjen e të gjithë popullatës.

Në mungesë të shtetit, në qytetet kryesore të vendit, kontrollin e morën bandat kriminale.  Më famëkeqja prej tyre ishte Banda e Çoles, e krijuar në Vlorë në mars 1997, nga Myrteza Çaushi i njohur ndryshe edhe si Zani. Pjesëtarët e grupit ishin 15 persona, shumica me precedentë penalë. Myrteza Çaushi, ishte i burgosur në një nga burgjet e sigurisë së lartë në Greqi pasi kishte disa vepra të rënda penale.

Në shkurt 1997, ai arratiset nga burgu dhe rikthehet në Vlorë, ku duke përfituar nga trazirat së bashku me disa shokë të tij nga lagja Çole krijojnë bandën e njohur në gjithë vendin për krimet që ka kryer. Në vitin 1999, Zani u dënua me burgim të përjetshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094549655914307
array(1) { ["section"]=> string(91) "jam-rehabilituar-dhe-do-punesohem-i-denuar-me-burg-perjete-zani-caushi-drejt-lirimit-213711" }