Anëtari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Arbis Vjerdha, duke folur në “Bardh e zi” lidhur me dilemën e shumë shqiptarëve, për të qendruar apo ikur nga vendi, ka thënë se është socialist me bindje, por i djathtë në biznes.
Ai ka habitur duke thënë se “ishim më mirë kur ishim më keq” referuar kohës së diktaturës, ndërsa Rilindjen e konsideroi një sekt.
“Jam socialist me bindje, por i djathtë nga bota e biznesit, Rilindja është sekt. Për PS mund të flas dy fjalë, por Rilindja është sekt. Cfarë të pëlqen nga qeverisja vendore dhe qendrore? Asgjë. Është shumë mjerane kur një person si unë 45 vjec që kam jetuar edhe pak kohën e xhaxhait, të them ishim më mirë kur ishim më keq. Cdo gjë funksiononte më mirë përveç lirisë së fjalës”.