Janari iku pa 'peshqit e mëdhenj', Donald Lu politikanëve: Ku janë rezultatet?

Publikuar tek: barometri, më 08:21 01-02-2018 Janari iku pa 'peshqit e mëdhenj', Donald Lu politikanëve: Ku janë rezultatet?

Donald Lu u kërkon llogari politikanëve dhe prokurorëve shqiptarë për mungesën e rezultateve të reformave. 

Nëpërmjet një statusi në faqen zyratare, ambasada e SHBA u ka kujtuar politikanëve, policëve dhe prokurorëve zotimin që kanë bërë për popullin shqiptar, dhe se i gjithë komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme që priten të merren këtë pranverë.

Kujtojmë se Donald Lu ka insistuar që “peshqit e mëdhenj” duhet të arrestohen brenda Janarit, dhe se reforma në drejtësi duhet të japë rezultate sa më shpejt.

Reagimi i plotë i Ambasadës së SHBA:

“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak.” 
Ambasadori Donald Lu

"To the Politicians, Police, and Prosecutors: You made promises to the Albanian people and to us. Ëe invested the resources to help you fight organized crime and corruption. Ëhere are your results? The Albanian people ëant an end to impunity. The international community ëants concrete results before big decisions this spring. Tick-tock." 
Ambassador Donald Lu

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023206949234009
array(1) { ["section"]=> string(80) "janari-iku-pa-peshqit-e-medhenj-donald-lu-politikaneve-ku-jane-rezultatet-108677" }