‘Janë 179 mijë përfitues nga paketa e dytë’, Ahmetaj zbulon kur do jepet paga e 3-të e luftës

Publikuar tek: politike, më 16:28 28-05-2020 ‘Janë 179 mijë përfitues nga paketa e dytë’, Ahmetaj zbulon kur do jepet paga e 3-të e luftës Arben Ahmetaj

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka deklaruar se Shqipëria është një nga vendet që e ka menaxhuar me sukses situatën e pandemisë.

 

Më tej Ahmetaj ka bërë me dije se nga paketa e dytë ekonomikë kanë përfituar 179 mijë persona, kurse paga e 3 e luftës siç bën me dije ai do të jepet brenda 15 qershorit.

“Kryeministri e ka bërë deklarimin pardje që kishte të bënte me të gjithë periudhën e pandemisë, ku ka paralajmëruar edhe lirimin e të gjithë aktiviteteve thuajse, edhe transportit publik po ashtu. Me të gjithë kujdesin që duhet të jemi, Shqipëria është cilësuar si një nga vendet që ka menaxhuar me sukses situatën e pandemisë.

 Ka dy paketa të rëndësishme që injektojnë ndihmë direkt tek qytetarët. Është dhënë 260 mijë lekëshi i dytë dhe do jepet edhe një 260 mijë lekësh në qershor. Kemi ndryshuar periudhën kohore për ata që kanë dalë të papunë.

Do jepet 40 mijë lekë të reja për ata që janë larguar nga puna nga 17 marsi 2020 deri 17 prill 2020. Kemi zgjeruar gamën kohore, duke përfituar 30 mijë gati qytetarë. Ne kalojmë pagën menjëherë tek njerëzit dhe jo tek pronarët. Me këtë përfitojnë rreth 50 mijë familje. Shkon numri i përfituesve të dytë në 179  mijë persona. Do cojmë përfitimet në bazë të të dhënave që kemi nga Tatimet.

Shqipëria po përgatitet për cdo situatë. Përqendrimi i të ardhurave drejt përmirësimit. Në rast se nuk ka aplikim nga ata që kanë nevojë, administrata tatimore do të bëjë aplikimin. Kjo do të thotë se nuk ka nevojë për aplikim. Nëse qytetarët është përfitues i kalohet menjëherë në llogari bankare 40 mijë lekë të reja. Pagat do të merren që nesër. Paga e tretë do të hidhet në mes të qershorit. Paga e tretë do të merret brenda 15 qershorit”, tha Ahmetaj për neës 24.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0103600025177
array(1) { ["section"]=> string(97) "jane-179-mije-perfitues-nga-paketa-e-dyte-ahmetaj-zbulon-kur-do-jepet-paga-e-3-te-e-luftes-208161" }