Janë përplasur disa herë për taksën dhe kufijtë, Haradinaj flet për marrëdhënien me Thaçin

Publikuar tek: rajon, më 08:47 13-07-2019 Janë përplasur disa herë për taksën dhe kufijtë, Haradinaj flet për marrëdhënien me Thaçin

Kemi parë në disa raste që kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi janë përplasur me mendimet e ndryshme për taksën 100% ndaj Serbisë dhe korrigjimin e kufijve.

Për këtë ka folur së fundmi edhe Haradinaj në emisioninT7, teksa zbuloi raportet e tij me presidentin kosovar.

'Të them të drejtën raportet janë të njëjta. Nuk kem shumë komunikim. Ka pasur situata të ndjeshme prej taksës', tha Haradinaj, ndërkohë që tregoi se ka pasur mosmarrëveshje edhe me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

'Kemi pas takime të rënda, ku skam kalu mirë as me Thaçin as me Veselin. Ata para miqve ndërkombëtare kanë pasur qëndrime të ndryshëm për taksën, kam marrë goditje të tipit që ‘nuk është në rregull kjo sjellje e jotja’, deklaroi Haradinaj.

'Ka ndodhur një ftohje e raporteve personale', vijoi ai, ndërsa u pyet për qëndrimin e Thaçit për taksën.

'Më vjen mirë, çdo deklarim e ka peshën e vetë. Por gjatë vizitave të zyrtarëve amerikanë, më kujtohet David Hayle, kam pas përvoja shumë të rënda. Ballafaqimi ka qenë i zorshëm, kam marrë shumë kritika prej kolegëve të vendit se pse nuk e heqim taksën', përfundoi Haradinaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072100162506104
array(1) { ["section"]=> string(96) "jane-perplasur-disa-here-per-taksen-dhe-kufijte-haradinaj-flet-per-marredhenien-me-thacin-172053" }