“Janë të rënda dhe të patransmetueshme”, gazetarja zbardh detaje nga vetëflijimi i nënë e bijë: Zhaneta u gjet në gjunjë, ishte ulur për tu lutur (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:20 06-07-2020 “Janë të rënda dhe të patransmetueshme”, gazetarja zbardh detaje nga vetëflijimi i nënë e bijë: Zhaneta u gjet në gjunjë, ishte ulur për tu lutur (E PLOTË) Zhaneta, Anisa dhe Blerta Josifi

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar mbrëmjen e sotme detaje të reja dhe shumë të rënda nga ngjarja që tronditi Tiranën pak ditë më parë, ku nënë e bijë u vetëflijuan sepse besonin në ringjallje.

Hoxha tha në emisionin e Eni Vasilit se nëna e Anisës, Zhaneta Josifi është gjetur nga ekspertët mjeko-ligjor në gjunjë, e pajetë. Pra, Zhaneta siç tregon dhe Blerta, vajza e dytë që mbijetoi, pasi kishte qëndruar për më shumë se 30 ditë pa ngrënë është ulur në gjunjë për tu lutur pranë divanit ku ka humbur ndjenjat. Që prej asaj dite, 2 korrik 2020, Zhaneta ka ndërruar jetë dhe po në atë pozicion u gjet nga ekspertët.

“Nëna është gjetur në gjunjë, afër divanit. U ul për tu lutur dhe aty humbi ndjenjat. Ekspertët e gjentën në atë gjendje. Janë gjëra shumë të rënda dhe të patransmetueshme.

Blerta është shmangur dhe nuk ka treguar se cfarë sekti ka frekuentuar në 5 vitet e fundit. Rrëfen me detaje cfarë bënin në Përmet, si u angazhua në Kishë, si erdhën në Tiranë, mbaruan në shkollën e lartë. Por Blerta nuk tregon se cfarë ndodhi më pas. Ajo thotë në zgjodhëm të shkonim në rrugën e Zotit të cilën besonim”, tha ndër të tjera gazetarja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090060234069824
array(1) { ["section"]=> string(155) "jane-te-renda-dhe-te-patransmetueshme-gazetarja-zbardh-detaje-nga-veteflijimi-i-nene-e-bije-zhaneta-u-gjet-ne-gjunje-ishte-ulur-per-tu-lutur-e-plote-213058" }