'Janë të shumtë ata që pyesin për vajzën e Azem Hajdarit: A do të mundet Rudina ta bëjë atë që vdekja nuk e la ta bënte të atin e saj'

Publikuar tek: aktualitet, më 19:22 14-03-2019 'Janë të shumtë ata që pyesin për vajzën e Azem Hajdarit: A do të mundet Rudina ta bëjë atë që vdekja nuk e la ta bënte të atin e saj'

Avokati i njohur Spartak Ngjela në një shkrim të tijin të publikuar pak më parë në Facebook, ka analizuar situatën në të cilën ndodhet politika, pas djegies së mandateve nga opozita e bashkuar.

Ndër të tjera Ngjela shkruan se zëvendësimi i deputetëve të PD-LSI tregon se tregon se të korruptuarit e degraduar të Partisë Demokratike, që bëjnë pjesë në taborin e Sali Berishës, janë të papranueshëm për politikën perëndimore.

Ndërkohë që për Ramën, avokati shkruan se edhe ai duket i mërzitur, sepse Reforma në Drejtësi tani nuk ka më asnjë pengesë dhe ai nuk mund të justifikohet dot më me thënien e tij të përsëritur: 'nuk i kam numrat në Parlament'; ashtu sikundër që ka bërë deri tani përpara politikës amerikane.

Ndërkaq, Ngjela duke komentuar vendimin e deputetes Rudina Hajdari, e cila nuk pranoi të digjte mandatin, ka shkruar se ishte ajo që iu kujtoi të gjithë demokratëve të Shqipërisë që, të largohesh nga Parlamenti, do të thotë që të lesh luftën në mbrojtje të drejtësisë shoqërore në Shqipëri.

'Janë të shumtë ata që po pyesin ndërkohë për vajzën e Azem Hajdarit: a do të mundet kjo ta bëjë atë që vdekja nuk e la ta bënte të atin e saj, të na konsolidojë demoktacinë dhe drejtësinë shoqërore, të munguar deri tani në Shqipëri? Gjithçka do të varet nga përkrahja që do t’i japë politika amerikane në fillim, dhe ajo e Bashkimit Europian më pas, grupit të ri opozitar në Shqipëri; përkrahje kjo e cila, po ta shohësh me analizën e ngjarjeve të deritanishme, sigurisht pritet që të jetë e spikatur dhe shumë cilësore', mbyll shkrimin e tij avokat Spartak Ngjela.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.28260803222656
array(1) { ["section"]=> string(138) "jane-te-shumte-ata-qe-pyesin-per-vajzen-e-azem-hajdarit-a-do-te-mundet-rudina-ta-beje-ate-qe-vdekja-nuk-e-la-ta-bente-te-atin-e-saj-156442" }