Janet Jackson shtatzënë për herë të parë në moshën 49 vjeçare

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:43 04-05-2016 Janet Jackson shtatzënë për herë të parë në moshën 49 vjeçare

Këngëtarja amerikane Janet Jackson pret një fëmijë me biznesmenin miliarder Wissam Al Mana.

Lajmi është konfirmuar nga një i afërm i familjes Jackson për mediat amerikane i cili tha se “Janet ndihet mirë dhe po pret me padurim që së bashku me Wissam të bëhen prindër”.

Motra e këngëtarit legjendar Michael Jackson, 49 vjeçarja Janet, kishte patur probleme shëndetësore që e detyruan të anulojë disa koncerte muzikore dhe së fundmi iu nënshtrua një operacioni për heqjen e një tumori në fyt, por tashmë ka bërë rekuperim të plotë.

Megjithëse familja ka qenë e rezervuar rreth shtatzanisë së saj, vetë këngëtarja shkruajti në Twitter, “Bang bang ya gon gon get it… #DammnBaby” duke i bërë fansat të dyshojnë.

janet-jackson-and-wisssam-al-mana.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033716917037964
array(1) { ["section"]=> string(67) "janet-jackson-shtatzene-per-here-te-pare-ne-moshen-49-vjecare-39518" }